LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Ekspertët zbulojnë se motrat dhe vëllezërit më të vegjël shpenzojnë më shumë

27 Nëntor 2017, 23:30, Aktualitet CNA

Në librin ?Libri i Lindjes: Pse jeni kështu si jeni?, Dr Kevin Leman detajon katër lloje të personalitetit bazuar në rendin e lindjes: Fëmija i Parë, Fëmija i Mesëm, Fëmija i Fundit dhe Fëmija i Vetëm.

Dr Leman,  shkruan për fëmijët e parë që lindin si lider natyror – shpesh janë perfeksioniste që kanë nevojë për aprovim nga ata që janë në autoritet.

Sa për fëmijën e mesëm – shpesh i referohemi si ‘fëmija problematik’ – Leman beson se ata ‘garantojnë të jenë të kundërta të vëllezërve të tyre më të mëdhenj’ dhe shpesh, ata ndjejnë se po injorohen sepse e gjithë vëmendja e nënës dhe babait, shkon tek më i vogli dhe më i madhi i fëmijëve.

Fëmijët e mesëm gjithashtu thuhet se kanë personalitete të fshehta dhe shpesh ndiejnë nevojën për të qenë ‘paqebërësi’ i familjes.

Sa për fëmijët e vegjël, më të dashurit, Leman thotë se ata janë më socialë dhe ekstorvertë, çka rrjedhimisht i bën ata financiarisht më të papërgjegjshëm se motrat apo vëllezërit më të mëdhenj.

Sipas doktorit :

Fëmija i vetëm është në një pozitë unike brenda një familjeje.

Pa vëllezër e motra për të konkurruar, fëmija i vetëm monopolizon vëmendjen dhe burimet e prindërve të tij, jo vetëm për një periudhë të shkurtër kohe, por përgjithmonë.

Gjtihashtu Leman thotë se thotë se duke patur të gjithë vëmendjen e prindërve dhe pritshmëritë e tyre të larta, fëmijët e vetëm kanë tendencë të jenë ‘ më të pjekur për moshën e tyre, perfeksionistë, të ndërgjegjshëm, të zellshëm dhe udhëheqës’./CityNews

Lajmet e fundit nga