LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Reformë e shpejtuar në Drejtësi/ KLP –ja  mban "peng" zgjedhjen e Kryeprokurorit të ri

27 Nëntor 2017, 09:11, Aktualitet CNA

Mosngritja  e organeve të reja, siç është KLP ?ja, përbën pengesë në zgjedhjen e Prokurorit të Ri të Përgjithshëm.

Kështu ka deklaruar ish kryetari i Komisionit të Zgjedhjeve, juristi Çlirim Gjata.

Sipas të njëjtit, gjithçka po ndodh si pasojë e reformave të ngutshme në drejtësi, por kjo nuk do të thotë që të shpejtohet dhe të shkelet Kushtetuta.

?Këto janë pasojat e një reforme të ngutshme në drejtësi dhe eksperimentale. Ata  që i hartuan këto dispozita kushtetuese,  duhet t?i kishin  menduar pasojat. Por, kjo nuk do të thotë që të shkelim Kushtetutën me zgjidhje alla deuxmachine. Mendoj se ky prokuror që është duhet të qëndrojë në detyrë derisa të krijohet KLP ?ja dhe do të jetë kjo e fundit, pastaj që do të marrë vendimin për të?, është shprehur Gjata për Panoramën.

Mosemërimi i një anëtari nga shoqëria civile në KLP, po mban peng formimin e këtij organizmi.

?Kur hartuan këtë dispozitë pse nuk e shtruan pyetjen: Po nëse shoqëria civile nuk paraqet kandidat, cila ëhstë zgjidhja ekuilibruese? Askush nuk e detyron dot shoqërinë civile që të paraqesë kandidatë për një problem qoftë edhe kushtetues, sepse në këtë rast nuk ka penalitete, por vullnet. Shoqëria civile nuk e ka këtë vullnet atëherë çfarë bëhet? Në fund të fundit kush është shoqëria civile si përcaktim, që ta detyrojë atë?, është shprehur Gjata.

Lajmet e fundit nga