LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Reagon ish-zv.ministrja e Brendshme/ Ja lidhja ime me Habilajt

27 Nëntor 2017, 21:32, Aktualitet CNA

Ka reaguar për herë të parë ish-zv.ministrja e Brendshme, Elona Gjebrea, e cila akuzohet se ka lëvizur me makinën e Habilajve.

Në një prononcim për emisionin “Tonight” të Ilva Tares, Gjebrea u shpreh se nuk ka udhëtuar asnjëherë në makinë me Habilajt, dhe se nuk ka asnjë lidhje as me ta e as me ndonjë grup tjetër me precedentë.

Ajo i ka quajtur akuzat ndaj saj, si spekulime dhe të telekomanduara. Sipas saj PD kërkon të hedhë baltë mbi të dhe bashkëshortin e saj.

Po ashtu ajo tha se nesër do të paraqitej në prokurori dhe të jepte deklaratën e saj për akuzat e ngritura ndaj saj. /CityNews

Lajmet e fundit nga