LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Dy punonjësit shqiptarë të sigurisë, karate me policinë italiane

27 Nëntor 2017, 18:31, Aktualitet CNA

Dy shqiptarë kanë rënë në prangat e policisë italiane, pasi janë kapur me një sasi të konsiderueshme droge.

Sipas mediave italiane, bëhet fjalë për dy shqiptar 41 dhe 42 vjeç, identiteti i të cilëve nuk bëhet i ditur. Gjatë kontrollit në banesën e dy shqiptarëve, policia ka gjetur në cilësinë e provës materiale 631 gramë kokainë dhe 1000 euro kesh.

Të njëjtat burime raportojnë se policia ka ushtruar një kontroll të befasishëm në shtëpinë e dy shqiptarëve, ndërsa janë përballur me kundërshtime nga shqiptarët, njëri prej të cilëve kishte njohur për artet marciale. kësisoj ai ka plagosur lehtë dy efektivë, derisa është prangosur.

Dy shqiptarët punonin si punonjës sigurie në një lokal nate. /CityNews

Lajmet e fundit nga