LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Akuzat e Bashës për incineratorët e mbetjeve/ Reagon ministri Ahmetaj

27 Nëntor 2017, 13:14, Aktualitet CNA

Pas akuzave të kreut të opozitës Lulzim Basha, i cili tha se Arben Ahmetaj dhe kryeministri Rama janë pronarët e vërtetë të incineratorëve të mbetjeve, ka reaguar ministri i Financave.

Në një deklaratë për mediat, ministri Ahmetaj thotë se ?kryetari i opozitës ka një raport shumë problematik me realitetin dhe shifrat?.

Ahmetaj tha se ?Basha per 1 milone USD te kaluara ne kanalet e zeza te pagesave jashte sistemit ligjor te Shqiperise, nuk flet asnje fjale, ndërsa paska zbuluar 400 milione euro qe do u paguakan per ndertimin e tre inceneratoreve ne Elbasan, Fier, Tirane.?

Sipas ministrit Ahmetaj, brenda 7 vitesh bashkia e  Elbasanit  e Fierit do jene bere pronare te dy inceneratoreve per nje kosto totale investimi dhe sherbimi prej 54 milion Euro me tvsh.

Deklarata e plotë:

Keqardhje e thelle per kryetarin e Partise Demokratike qe ka nje raport shume problematik me realitetin dhe sidomos me shifrat.

Nderkohe qe per 1 milone USD te kaluara ne kanalet e zeza te pagesave jashte sistemit ligjor te Republikes se Shqiperise, saktesisht permes nje kompanie offshore, nuk flet asnje fjale, paska zbuluar 400 milione euro qe do u paguakan per ndertimin e tre inceneratoreve ne Elbasan, Fier, Tirane. Dhe sipas tij per te shkaterruar Shqiperine dhe shendetin e shqiptareve.

Nderkohe qe nuk i ka deklaruar asgjekundi 1 milione dollaret e zbuluara matane oqeanit, te cilat vetem ai e di se nga burojne, po ajo qe dihet eshte se kane rrjedhur ne te zeze per te nxire Shqiperine dhe qeverine socialiste me balten e shpifjeve, na deklaron sot se po shkaterrohet Shqiperia dhe shendeti i njerezve, me 3 projekte te certifikuara nderkombetarisht. Nderkohe qe gjuan ne ajer nje shifer kolosale te perafert me ate per te cilen i iku prokurorise nga duart me raport mjekesor, Lulezim Basha nuk e fsheh dot mesa duket shqetesimin ne rritje per faktin se zullumi i 1 milione dollareve mund te mbyllet mbase ne Shqiperi me nje tjeter raport mjekesor, po zor se do mbyllet andej nga ana tjeter e oqeanit ku nuk t?i fal njeri lojrat kukamcefthi me parane.

Per opinionin publik, mund te them sot se brenda 7 vitesh bashkia e  Elbasanit  e Fierit do jene bere pronare te dy inceneratoreve per nje kosto totale investimi dhe sherbimi prej 54 milion Euro me tvsh (dhe proceduren e pagesave per blerjen e agregateve ne Fier e ka certifikuar edhe vete Kontrolli Larte i Shtetit), nderkohe qe Elbasani ka shpetuar, e Fieri do te shpetoje prej helmeve te plehrave qe qeveria e vjeter e Lulezimit i la te digjen rrugeve.

Projekti i Tiranes eshte ende larg konkretizimit dhe heperhe nuk mund te thuhet qe eshte e sigurte se do te zbatohet, por e sigurte eshte qe ne seancen e kesaj jave ne Kuvend Lulezim Bashen e pres me kenaqesi ne nje perballje shifrash, faktesh dhe provash. Qofte per luften kunder plehrave te lena rrugeve nga qeveria e tij e vjeter, qofte per 1 milione dollaret e zinj per te bere pleh Shqiperine./ CityNews

Lajmet e fundit nga