LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Më në fund Taylor Swift e gjen “të duhurin”

25 Nëntor 2017, 23:45, Aktualitet CNA

Miqtë e Taylor Swift mesa duket janë shumë të lumtur për lidhjen e saj më të fundit me Joe Alwyn. Ata thonë se Taylor më në fund është në një lidhje mjaft të shëndetshme dhe ndihet shumë e lumtur. Mbase më në fund ajo ka gjetur djalin e duhur të cilit nuk do t?i dedikojë më tekste të hidhura këngësh.

“Joe Alwyn dhe Taylor Swift janë absolutisht të përsosur për njëri-tjetrin. Personalitetet e tyre tërësisht e balancojnë njëri-tjetrin. Kjo është ndoshta marrëdhënia më e shëndetshme që Taylor ka patur ndonjëherë, dhe ajo është jashtëzakonisht e lumtur. Ka zero drama midis Taylor dhe Joe, dhe nuk ka lojëra konkurrence për vëmendje. Ata vërtet e respektojnë njëri-tjetrin, si dhe e mbrojnë njëri-tjetrin. Edhe kur ata janë me mijëra milje larg, ata bëjnë përpjekje për të qëndruar të lidhur, duke dërguar mesazhe, FaceTiming dhe emaile. Taylor dhe Joe janë plotësisht të angazhuar për të mbajtur një marrëdhënie të shëndetshme dashurie dhe ata mesa dujet duan të përkushtohen për një afat të gjatë. Miqtë Taylor kurrë nuk e kanë parë atë kaq të lumtur më parë, ata me të vërtetë besojnë se ai është ‘i duhuri’,? ka treguar një burim i afërt për këngëtaren./CityNews

Lajmet e fundit nga