LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

90 të pastrehë bëhen më shtëpi falë biznesmenit/ I ndërton me buxhetin e martesës së vajzës

25 Nëntor 2017, 23:00, Aktualitet CNA

Ne kemi nevojë për vepra të mira si kjo e një biznesmeni i cili, harxhoi buxhetin e vajzës për ndërtimin e shtëpive për 90 njerëz të pastrehë në vend që të organizonte dasmën e saj.

Ky biznesmen i pasur nga India ka bërë 90 njerëz të lumtur duke dhuruar para për të ndërtuar shtëpi për njerëzit e pastrehë. Paratë që ishin të destinuara për martesën e vajzës së tij.

Njeriu i pasur, Ajay Munot është një tregtar me shumicë rrobash në lagjen Aurangabad të Indisë Lindore. Biznesmeni i pasur zgjodhi ndërtimin e 90 shtëpive për njerëzit e pastrehë.

Ai zgjodhi me kujdes njerëzit që do të jetonin në shtëpi, me ndihmën e një grupi dhe kishte tre kritere për të parë se kush mund të përfitonte një strehë, sipas Journal Free Press.

Njerëzit që do të përfitonin nga shtëpitë duhet të jenë të varfër, të jetojnë në lagje të varfër dhe të mos vuajnë nga ndonjë varësi.

Çdo shtëpi është 12 me 20 metra katrore dhe përmban dy dritare dhe dy dyer, si dhe të pajisur me drita./CityNews

Lajmet e fundit nga