LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Presidenti Ilir Meta reagon për sulmin në xhaminë e Egjiptit

25 Nëntor 2017, 09:03, Aktualitet CNA

Presidenti Ilir Meta, nëpërmjet një letre   i është drejtuar  homologut të tij , Abdel Fattah al-Siss, duke i shprehur  ngushëllimet për tragjedinë në Egjipt.

?Dënoj me forcë këto akte barbare terroriste.Të lënduarve u uroj shërim sa më të shpejtë dhe kthim sa më parë në jetën normale. Unë me popullin shqiptar jemi me popullin egjiptian në luftën kundër terrorizmit?, ka shkruar Meta, në letrën drejtuar homologut egjiptian.

Sipas mediave ndërkombëtare ,të paktën 235 persona që kanë humbur jetën, si pasojë e bombës së hedhur dhe breshërive të plumbave, gjatë mbajtjes së lutjes së të premtes.

Numri i të plagosurve është mbi 100 ndërsa ministri i Shëndetësisë në Egjipt është shprehur se numri i të vdekurve mund të rritet akoma më shumë.

Sulmi në Egjipt nuk është marrë përsipër nga asnjë organizatë terroriste deri më tani./CityNews

Lajmet e fundit nga