LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Përsëritet “skenari Arben Ndoka”/ Basha pazare për Agron Dukën

25 Nëntor 2017, 15:05, Aktualitet CNA

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, ka tentuar të përgatisë një skenar si ai i socialistëve, disa vite më parë, për t?i dhënë mandatin e deputetit kreut të Partisë Agrare Ambientaliste, z. Agron Duka.

CityNews.al ka mësuar se skenari i përdorur nga socialistët për të futur në Parlament Arben Ndokën, në mandatin e kaluar parlamentar, u tentua pak kohë më parë të përdorej nga Lulzim Basha, por ai ka dështuar.

Mësohet se Lulzim Basha ka thirrur në takim, deputeten e zgjedhur, e dyta në listën e Qarkut të Durrësit, Fatbardha Kadiu , së cilës i është ofruar që në këmbim të tërheqjes së mandatit të deputetes, të vendosej në krye të një institucioni që i ofrohet opozitës nga qeveria.

Institucioni është Autoriteti i Konkurencës, i cili pritet të merret nën drejtim nga Partia Demokratike.

Mësohet se deputetja Fatbardha Kadiu ka refuzuar ofertën e bërë nga Lulzim Basha, i cili sëbashku me largimin e saj kishte mbledhur edhe dorëheqjet e të gjitha femrave që ndodheshin në listën e PD-së, për qarkun e Durrësit.

Burime zyrtarë i thanë CityNews, se Lulzim Basha ka tentuar që me ketë skenar të çojë në parlament dhe t?i japë mandatin e deputetit kreut të Agrares, Agron Duka, i cili ndodhej i pesti në listën e qarkut të Durrësit.

Pasi ka dështuar në skenarin e tij, Lulzim Basha ka ngelur me kokë mënjanë edhe me deputeten e Partisë Demokratike, e cila gjatë zgjedhjeve parlamentare të Qershorit u akuzua se ishte vënë në listë  krejtësisht në mënyrë klienteliste dhe korruptive, pasi nuk përfaqësonte Partinë Demokratike.

Të njëjtat burime theksuan se skenari i dështuar është tentuar për disa javë më parë që t?i jepte mundësinë Agron Dukës të hyjë në parlament, pasi situata dhe gjendja që ka vetë PD -ja në Durrës është mjaft shqetësuese dhe dhënia e mandatit Agron Dukës si deputet do ta ndihmonte jo pak Partinë Demokratike, e cila ndodhet në një situatë thuajse katastrofike, në qarqet bastion të saj.

Nuk dihet nëse vërtet Basha ka bërë të gjitha përpjekjet e duhura për të larguar deputeten  Fatbardha Kadiu dhe mandatin t?ia japë Agron Dukës. Basha njihet si një njeri që është totalisht i pabesueshëm dhe shpesh bashkëpunëtorët e tij i gënjen, por në rastin konkret Duka ka besuar Bashën.

Nuk dihet nëse kreu i PD ka bërë të gjitha përpjekjet që ti hapë dyert Agron Dukës, duke i dhënë mandatin.

Për Bashën në fakt vlen më shumë një deputete e panjohur dhe e paaftë, por besnike në rrjesht të tij se sa Agron Duka, pragmatist dhe i fortë elektoratisht./ CityNews

Lajmet e fundit nga