LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

PD, reagon për sulmin në Egjipt

25 Nëntor 2017, 07:41, Aktualitet CNA

Një sulm i egër dhe po aq i ulët goditi një grup besimtarësh në Egjipt. Brutaliteti i këtij sulmi shkaktoi një numër të madh viktimash dhe të lënduarish.

Partia Demokratike shpreh dhimbjen dhe ngushëllimet për viktimat dhe familjet e tyre.?

Ne sot u shprehim solidaritet njerëzor autoriteteve egjiptane dhe popullit të këtij vendi mik.

Terrorizmi është sot armiku më i madh global i lirisë, lufta kundër kësaj të ligë  është luftë për njerëzimin dhe në mbrojtje të vlerave demokratike.

Partia Demokratike mbështet çdo kontribut të Shqipërisë në luftën globale kundër terrorizmit dhe, nesër në qeverisjen e vendit, do të jetë pjesë efektive dhe besnike në krah të aleatëve tanë në çdo angazhim në këtë luftë dhe në çdo luftë në mbrojtje të lirisë./CityNews

Lajmet e fundit nga