LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Ju gjetën kokainë e marijuanë/ Në pranga 22-vjeçari shqiptar

25 Nëntor 2017, 07:31, Aktualitet CNA

Një 22-vjeçar shqiptar ka rënë në prangat e policisë së Neretos në Itali.

Gjatë kontrolleve të ushtruara nga patrulla policore kundër narkotikëve në zonë, i riu u identifikua duke i dhënë një zarf një personi tjetër lindur dhe banues në Val Bibrata.

Pas kontrollit të ushtruar në banesën e tij, janë zbuluar dhe sekuestruar nën cilësinë e provës materiale 25 gram kokainë dhe 19 gram marijuanë të fshehura jashtë banesës në një tenxhere në pjesën e kopshtit, dy peshore, 2790 euro, një tabletë, si dhe 4 smartfone e telefona celularë. /CityNews

Lajmet e fundit nga