Connect with Us

Horoskopi i ditës, 25 nëntor 2017

Aktualitet

Horoskopi i ditës, 25 nëntor 2017

Publikuar

-

DASHI21. mars – 20. prill

Neptuni do influencoje se tepermi tek jeta juaj sentimentale dot. Do merrni disa vendime ne cift te cilat do i japin nje tjeter drejtim jetes suaj. Disa mund te kalojne ndonje moment te tensionuar. Beqaret duhet te bejne kujdes. Hena do iu beje kerkues dhe do kerkoni nje “qenie” perfekte. Nuk keni per ta gjetur nese nuk tregoheni realiste. Me financat gjerat do shkojne mire. Me ne fund.

DEMI21. prill – 21. maj

Gjate kesaj dite lidhja qe keni krijuar do te perforcohet edhe me shume. Do jeni shume joshes dhe partneri do ndihet mire qe iu ka ne krah. Beqaret nga ana tjeter do kerkojne pafund dhe do kene sukses. Me ne fund edhe ju nuk do ndiheni me vetem. Financat duhet menaxhuar me shume maturi. Mos e humbni kthjelltesine dhe mos u hidhni me sy mbyllur ne detin e shpenzimeve.

BINJAKET22. maj – 21. qershor

Edhe pse lidhja juaj eshte shume e rendeishme duhet te merreni pak me shume me veten dhe familjaret sot. I keni lene pas dore kohet fundit. Beqaret, edhe pse nuk eshte ne stilin e tyre, do fillojne aventura, e ardhmja e te cilave nuk dihet aspak. Marsi do influencoje me shume tek financat. Buxheti do te ekuilibrohet dhe ju do mund te beni pak me shume shpenzime sesa zakonisht.

GAFORRJA22. qershor – 22. korrik

Jeta juaj ne cift mund te jete e tensionuar dhe aspak e animuar sot. Mundohuni ta ndreqni sa me pare sepse ne te kundert situata mund te perkeqesohet me teper. Tregohuni pak me tolerante dhe te kuptueshem. Beqareve mund t’iu ndryshoje jeta teresisht fale nje takimi impresionues. Financat do mbrohen nga Saturni. Do jete nje dite pa probleme ne kete fushe.

LUANI23. korrik – 22. gusht

Ata qe jane ne cift do jete me te perkedhelur nga yjet sot. Dita do jete shume animuar dhe e kendshme. Beni vetem kujdes mos tregoheni idealiste dhe mos kritikoni me shume sesa duhet. Beqaret do kene mundesi me shumice per te dale neper takime. Tregohuni sa me te hapur qe te mundeni. Ne planin sentimental duhet te tregoheni sa me vigjilente. Mos shpenzoni pa u menduar mire.

VIRGJERESHA23. gusht – 23. shtator

Humori juaj do te ndryshoje gjate kesaj dite dhe kjo mund te sjelle probleme me partnerin tuaj. Tregohuni te kujdesshem sepse perndryshe do kaloni nje dite te veshtire. Beqaret do ndihen mire edhe ashtu si jane, por nje person qe do takoni do iu beje per vete dhe mund te lindin ndjenja te forta. Do e menaxhoni me kujdes buxhatin dhe do tregoheni te matur me shpenzimet. Bravo!

PESHORJA24. shtator – 23. tetor

Nuk do iu pelqejne aspak detyrimet dhe te zakonshmet ne jeten tuaj ne cift. Do kerkoni te provoni gjera te reja qe t’iu sjellin me shume e mocione. Kujdes mos tentoni te shikoni dike tjeter sepse kur ta humbni partnerin do iu vije shume keq. Jupiteri dpo jete planeti qe do ndihmoje beqaret do iu sjelle fat. fale disa shpenzimeve te papritura qe do beni financat do te dobesohen.

AKREPI24. tetor – 22. nëntor

Marredhenia me partnerin do jete shume e mire. Lereni pas rutinen dhe [provoni gjera te reja se bashku. Do ndiheni mire dhe do iu duket sikur do te rilindni. Beqaret do takojne dike dhe do e idealizojne menjehere. Ky eshte gabimi me i madh. Mos ndertoni lidhje sot sepse do lendoheni. Periudhe e favorshme per financat. Plutoni do iu mbeshtese dhe do beni investimet e nevojshme.

SHIGJETARI23. nëntor – 21. dhjetor

Per disa prej atyre qe jane ne nje lidhje dita do jete e veshtire dhe me probleme. Mos e humbni ne asnje moment komunikimin me partnerin. Beqaret do jene te perkedhelurit e yjeve. Jo vetem qe do kene takime interesante por mund te fillojne edhe lidhje pasiononte. Kujdes me operacionet e medha financiare. Situata nuk eshte shume e qendrueshme qe ju te merrni vendime.

BRICJAPI22. dhjetor – 20. janar

Projektet ne cift do jene shume te favorizuara gjate kesaj dite. Shprehini secili mendomet dhe me pas vendosni per ate qe iu intereson te dyve. Tregohuni edhe pak me te ngrohte me ate qe keni ne krah. Beqaret do marrin nje propozim shume te vecante. Mendohuni mire para se te jepni pergjigje. Financat do jene ne gjendje shume te mire sot. Mund te beni edhe ndonje shpenzim me shume.

UJORI21. janar – 19. shkurt

Duke qene se asnje planet nuk do ndikoje tek jeta juaj ne cift pritet nje dite e bukr dhe e mbushur me emocione. Do ndiheni me fat qe do keni dike i partneri prane. Saturni do i beje beqaret me te hapur ndaj takimeve. Mos humbisni asnje rast. Situata financiare do jete e pa stabilizuar. Do iu duhet te hiqni dore nga disa shpenzime qe kishit menduar. Eshte me mire keshtu.

PESHQIT20. shkurt – 20. mars

Ne planin sentimental do keni disa probleme sot. Mos u panikoni por qetesohuni dhe flisni me shume me partnerin. vetem keshtu do mund te rivendosni klimen e ngrohte. Beqaret duhet te merren me shume me ceshtjet e dashurise. Nese nuk kerkoni vete mos prisni qe te tjeret t’ua servirin gjithcka. Ka mundesi qe me financat te keni fat. Gjithsesi qendroni me kembe ne toke.

KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Aktualitet

Këshilla-Si të mbroni veten dhe familjen tuaj nga tërmetet

Publikuar

-

Për dallim nga llojet e tjera të fatkeqësive natyrore, tërmetet mund të ndodhin në çdo kohë, pa ndonjë njoftim. Të jesh i përgatitur për një tërmet do të bëjë ndryshimin në aftësinë për të mbrojtur veten, familjen ose shtëpinë tënde në rast të tërmetit. Vazhdoni të lexoni për të mësuar se si të përgatisni shtëpinë dhe familjen tuaj për një tërmet, si dhe çfarë të bëni gjatë dhe pas tërmetit për të qëndruar të sigurt.

Çfarë të bëni gjatë një tërmeti

Tërmetet mund të godasin krejt papritur dhe pa paralajmërim. E rëndësishme është që që në dridhjen e parë të merrni masa mbrojtëse.

Gjeni strehë në vendin më të afërt

Nëse ndodheni jashtë, gjeni strehë ku të mundeni por mos u fusni brenda.

Nëse jeni në zyrë a shtëpi, gjeni strehë në një vend të sigurt ku të jeni të mbrojtur nga gjërat që bien.

Mos lëvizni prej andej deri sa tërmeti të ketë ndalur.

Strehohu, mbulohu dhe mbahu fort

Që në goditjen e parë futuni nën një mobilje siç mund të jetë tavolina dhe qëndroni aty.

LEXO EDHE:  Horoskopi 25 Qershor 2016

Mos u fusni poshtë krevatëve apo dollapëve të lartë që mund të shemben.

Mbuloni kokën dhe sytë mbajini mbuluar për t’u mbrojtur nga objektet fluturuese ose ato që bien.

Me njërën dorë mbuloni kokën dhe me tjetrën mund të mbaheni në një cep të mobiljes nën të cilën jeni strehuar.

Nëse mobilja lëviz, lëvizni bashkë me të.

Qëndroni nën të deri sa të jeni të sigurtë që goditjet kanë mbaruar.

Nëse nuk qëndroni dot nën pragun e derës apo nën një mobile, qëndroni pranë një shtylle të brendshme të shtëpisë dhe mbroni kokën dhe qafën.

Pragu i Derës

Pragu i derës është një nga më të fortat e të gjithë pallatit apo godinës.

Në prag duhet të përpiqeni të mbani këmbët hapur për të ruajtur ekuilibrin, të mbështeteni në njërën anë dhe me krahë të mbani fort derën./

CNA.al

 

SHPERNDAJE KETE MATERIAL INFORMUES

LEXO TE PLOTE

Aktualitet

Termet i frikshem ne Shqiperi

Publikuar

-

Nga

Nje termet 5.8 balle ka goditur Shqiperine 32 km larg Tiranes, ne detin Adriatik.

Njoftohen deme materiale dhe panik tek njerzit qe kane dale ne rruget e Tiranes.

Lekundjet jane ndjere te forta  ne Tirane, Elbasan, Durres. Korce, Fier etj…

Njoftohen deme materiale…vijon

LEXO TE PLOTE

Aktualitet

Provokimi i Mustafa Nanos: Duhet të jemi më racionalë me Enver Hoxhën

Publikuar

-

Nga

Këtë verë, libri i Isuf Kalos “Blloku” ka bërë jehonë të madhe. Libri është një dëshmi e njeriut, i cili ka qenë pranë ish-diktatorit Enver Hoxha për vite me radhë, duke qenë se ishte doktori i tij personal. Megjithatë, “Blloku” i Kalos ka marrë shumë kritika.

Në monologun e kësaj të premteje në emisionin “Provokacija”, gazetari Mustafa Nano ndalet pikërisht tek ky libër. Ai thotë se mënyra se si Isuf Kalo ka folur për Enver Hoxhën është e pakuptueshme dhe e pafalshme për shumë njerëz.

 

 

Sipas tij, Kalo e ka nxjerrë diktatorin si tepër human, baba të devotshëm, bashkëshort të mirë dhe si një politikan serioz. Edhe pse ka një mendim tjetër për Enver Hoxhën, Nano thotë se “Blloku” është një dokument historik i rëndësishëm, për të cilin në të ardhmen shumë njerëz do jenë të kënaqur që ekziston.

“Më duhet të them se as mua nuk më puqet Enver Hoxha i Kalos me Enver Hoxhën që unë njoh. E megjithatë nuk jam dakord me ata që sulmojnë Isuf Kalon. Blloku i tij mund të ketë provokuar shumë vetë, ndoshta ndokënd edhe mund ta ketë lënduar por, përtej të gjitha shijeve e ndjesive individuale, ky libër është një dëshmi interesante për kohët e komunizmit. Pas 50 vjetësh askush nuk do të kujtohet ta sulmojë Isufin për anëmbajtje apo empati për të ligun. Të gjithë do jenë të kënaqur që kjo dëshmi është dhënë. E që është dhënë në mënyrë të sinqertë. Blloku është një dokument historik i rëndësishëm”, thotë Nano.

Por moderatori i “Provokacijas” thotë se ka bërë edhe një vëzhgim të fundit. Sipas tij, tashmë që jemi 30 vite pas përmbysjes së komunizmit, duhet ta gjykojmë në mënyrë më racionale diktatorin Enxer Hoxha.

Sipas tij, nuk duhen thënë thënë deklarata të panevojshme që e shndërrojnë figurën e Hoxhës si bartës të të gjitha të këqijave dhe veseve të botës.

Nano merr shembull librin e Ylljet Aliçkës në librin e tij më të fundit, ku thuhet se një grua e dënuar me vdekje u fut e gjallë në dhé. Kur fshatarët i bënë gropën u lemerisën teksa dëgjonin rënkime të dala nga thellësia e tokës.

Përshkrime të tilla na ndihmojnë të nxjerrim dufin ndaj diktatorit, por nuk na ndihmojnë për të kuptuar se kush ishte në të vërtetë ai, thotë Nano.

 “Kam vënë re që ca e ca vijojnë të flasin për Enver Hoxhën ashtu si kanë folur një ditë pas përmbysjes së regjimit të tij, domethënë duke shtënë në punë veç mllef, urrejtje, neveri, apo ku di unë. Kur bëhet ky diskutim, njerëz të tillë, që rëndom kanë edhe përvoja personale vuajtjesh e persekucioni, përpiqen ta likujdojnë Enver Hoxhën si personazh të historisë thjesht duke thënë se ai ishte një maskara, qen e bir qeni, një armik i popullit të vet, një tradhtar, etj, etj. Unë mendoj se 30 vjet pas rënies së komunizmit mund të jemi pak më racionalë. Dhe të jesh racional nuk do të thotë të mohosh që ai ka qenë një diktator. Jo, kjo gjë tanimë është e dokumentuar. Edhe komunisti më budalla, thellë-thellë, bie dakord se Enver Hoxha ishte një diktator.

Të jesh racional do të thotë të mos thuash mufka që synojnë panevojshmërisht ta shndërrojnë figurën e Hoxhës nga katran në katran me bojë, që e nxjerrin atë si bartës të gjithë të këqijave apo veseve të botës, që e nxjerrin atë edhe pervers, pedofil, manjak seksual, vrasës manjak. Ah, se harrova, edhe homoseksual. Sepse dihet se çfarë mendojnë shqiptarët për një homoseksual.

Të jesh racional është edhe të mos thuash, siç thotë Ylljet Aliçka në një libër që sapo e ka publikuar, që një grua u dënua me vdekje thjesht se Enver Hoxha donte ta kishte si të dashur dhe se ajo i tha “jo”. Për këtë “krim”, ajo u fut në dhé e gjallë. Madje, fshatarët e zonës, ku kësaj gruaje i bënë gropën, u lemerisën teksa dëgjonin ca rënkime të dala nga thellësia e tokës, që ishin rënkimet e kësaj gruaje duke dhënë shpirt. Tani, gjatë regjimit të Enver Hoxhës ka pasur pa fund drama e tragjedira humane. Kjo nuk diskutohet, siç nuk diskutohet që fajtori kryesor për ato ka qenë Enver Hoxha. Ne mund të stisim edhe tragjedira të tjera në një roman fiction. Por mund t’i vëmë pak fré fantazisë dreqi ta hajë! Një njeri që futet i gjallë nën dhé nuk ka se si të rënkojë. Aq më pak ka gjasa që rënkimet e saj të jenë dëgjuar nga fshatarët e lemerisur. Sepse do të ketë dhënë shpirt shumë kohë para se toga e varrmihësve apo xhelatëve të kenë mbledhur rraqet e të jenë larguar. Le ta themi copë: Përshkrime të tilla na ndihmojnë të nxjerrim dufin ndaj diktatorit, por nuk na ndihmojnë për të kuptuar se kush ishte në të vërtetë ai”, u shpreh moderatori i “Provokacijas”./abcnews.al

LEXO EDHE:  Horoskopi 25 Qershor 2016

 

LEXO TE PLOTE
Lajme të Rekomanduara: