LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Hashim Thaçi fton Vuçiç të vizitojë Prishtinën

25 Nëntor 2017, 17:52, Aktualitet CNA

Në një intervistë të dhënë për ?Remarker?, presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, ka trajtuar marrëdhëniet midis dy vendeve dhe është shprehur se ende nuk ka pranuar ndonjë ftesë nga presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç, për të vizituar Beogradin.

Thaçi ka pohuar se është i hapur që ta pres homologun e tij serb Vuçiç, në Prishtinë, të cilit bën me dije se i ka dërguar dhe ftesë publike.

?Vuçiç është i ftuar çdo herë nga ana ime në Prishtinë, ndërsa mua më mungon ftesa për të vizituar Beogradin, por jam i gatshëm ta vizitoj. Nëse takohemi në të gjitha kryeqytetet e botës, pse mos të takohemi në kryeqytetet tona, Prishtinë apo Beograd?, ka deklaruar Hashim Thaçi. /CityNews

 

Lajmet e fundit nga