LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

“Daily Mail” i kushton një artikull shqiptarëve:” Ja kush është fshati shqiptar ku çdo familje ka 1 anëtar në Britani”

25 Nëntor 2017, 09:08, Aktualitet CNA

Shqiptarët që udhëtojnë ilegalisht drejt Britanisë së Madhe janë vënë sërish në vëmendjen e prestigjiozes ?Daily Mail?. Kjo e fundit i ka kushtuar një artikull emigrantëve ilegalë, teksa futen në territorin e Anglisë. Madje, ?Daily Mail? shkruan se shqiptarët nuk ngurojnë që të publikojnë në rrjetet sociale dhe selfie nga udhëtimet e tyre. ?

Duke qeshur, duke mbajtur shishe me pije dhe me flamurin shqiptar, selfiet e të rinjve janë në faqe të cilat mund të arrijnë 60,000 ndjekës. Dje edhe qeveria shqiptare e quajti Britaninë një vend i arritshëm lehtë krahasuar me shtetet e tjera dhe i kërkoi Britanisë të kthejë sa më shpejt emigrantët shqiptarë në atdhe. Ndërkohë familjet atje hapur e kanë pranuar dërgimin e fëmijëve të tyre në mënyrë ilegale në Britani për të gjetur një jetë më të mirë. Shumë përfundojnë në qendra kujdestarie, sipas një investigimi te Daily Mail. Disa janë të detyruar të punojnë si trafikantë droge për bandat e krimit shqiptar, të cilat policia britanike i përshkroi kohët e fundit si ?bandat më të pamëshirshme që Britania e Madhe ka parë ndonjëherë?, thuhet në shkrimin e Daily.

Po ashtu, ?Daily Mail? flet edhe për një fshat të Shqipërisë, Krume, ku sipas saj pothuajse çdo familje ka të paktën një anëtar në Britani. ?Rrethuar nga malet me borë, Kruma është ?periferia? më e e largët e Londrës?, shkruan me tej ?Daily Mail?. Britanikja e paraqet këtë zonë si një vend pa të ardhme për rininë, duke u dhënë atyre mundësinë e vetme për t?u larguar./CityNews

Lajmet e fundit nga