LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Albin Kurti në arrest për mbrojtje të sovranitetit/ Vrasësit dhe kriminelët e politikës në Shqipëri, në liri

25 Nëntor 2017, 17:11, Aktualitet CNA

Kosova pavarësisht problemeve ekzistenciale të mbartura nga lufta, në aspektin e drejtësisë, është një hap para Shqipërisë.

Thënia se para ligjit janë të gjithë të barabartë, në Kosovë është fakt, ndërsa në Shqipëri ende mbetet vetëm në letër.

Të premten, Deputeti i Vetëvendosjes, Albin Kurti  dhe koleget e tij Albulena Haxhiu e Donika Kadaj-Bujupi janë arrestuar nga Policia e Kosovës në bazë të urdhërarrestit të lëshuar ndaj tyre për përdorimin e gazit lotsjellës në Kuvendin e Kosovës.

Deputetët në fjalë janë arrestuar derisa po hynin në objektin e Kuvendit të Kosovës për vazhdimin e seances, gjë që ka çuar edhe në reagimin e menjëhershëm të qytetarëve.

Albin Kurti, lideri i partisë nacionaliste Vetvendosje dhe koleget e tij janë arrestuar për shkak të një proteste legjitime e sovrane.

Për shkak të mbrojtjes së territorit të Kosovës.

?Kufiri është çështje e ndarjes së territorit. Nuk kemi tokë për të falur. Në atë tokë është derdhur gjak dhe ne s?kemi gjak për të falur?, ka deklaruar Albin Kurti, gjatë kohës që ai dhe kolegët e tij kanë protestuar  për të kundërshtuar Demarkacionin me Malin  e Zi.

Mirëpo policia dhe prokuroria i kanë duart e zgjidhura për ti prangosur, se pavarësisht se protesta ka qenë legjitime, hedhja e gazit lotjsellës, përbën vepër penale.

Në Shqipëri korrupsioni dhe krimi i organizuar janë ulur këmbëkryq në sofrën e politikës, ndërsa policia e Prokuroria janë dorëzuar.

Në Kuvendin e Shqipërisë, janë rrahur, grushtuar dhe janë përdorur armë dhe situata është kaluar sikur të mos ketë ndodhur gjë.

Në Kuvendin e Shqipërisë, ka dhe ka pasur deputetë  vrasës, të akuzuar për drogë, trafik armësh,  trafik prostitucioni e një sërë veprash të tjera penale, dhe sërish nuk janë turbulluar ujrat.

Të inkriminuarit e politikës në Shqipëri fshihen pas imunitetit, madje komandojnë Policinë dhe Prokurorinë.

Rasti i ish Ministrit të Brendshëm Sajmir Tahiri, të cilit për t?i kontrolluar shtëpinë u desh një javë, është shembulli i gjallë që vërteton bashkëjetesën e politikës me krimin, pa folur këtu për profesionalizmin e policisë dhe Prokurorisë.

Shtrohet pyetja, po qytetarët a vërtet janë kaq indiferent dhe qëndrojnë mënjanë, të pashpresë dhe pa reaguar?

Në fakt, do të ishte mrekulli që policia dhe politikanët të mblidheshin në sheshin ?Skënderbej?, dhe qytetarët të bëheshin me policinë për të shporrur kriminelët nga radhët e politikës./ CityNews

Lajmet e fundit nga