LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Akuzat e për lidhjet me “Habilajt”/ Reagon deputetja Gjebrea

25 Nëntor 2017, 19:45, Aktualitet CNA

Deputetja e PS, Elona Gjebrea ka reaguar pas akuzave të PD, për lidhje me Habilajt.

Në një postim në rrjetet sociale, Gjebrea shkruan se ?Sulmet e opozitës, janë një përpjekje e dështuar për të njollosur figurën time, duke hedhur në tregun mediatik mashtrime dhe të pavërteta.?

Gjithashtu ajo shkruan se ?kam qenë dhe mbetem e hapur për t?u hetuar nga të gjitha organet ligjzbatuese dhe deri më sot asnjë thirrje nuk më ka ardhur nga organi i prokurorisë, siç është pretenduar nga disa media.?.

Postimi i plotë:

Asgjë të paligjshme apo të pamoralshme nuk ka në punën time 4-vjeçare si Zv/Ministre e Punëve të Brendshme edhe sot si deputete e Kuvendit të Shqipërisë. Por dhe gjatë gjithë jetës dhe karrierës time.

Miq dhe dashamirës, votues të Njësisë bashkiake nr.1 në Tiranë, bashkëpunëtorë dhe mbështetës të Partisë Socialiste, në respekt të ndjeshmërisë së krijuar për shkak të sulmeve të fundit që më janë bërë nga opozita e Lulzim Bashes, e ndiej për detyrë morale t?ju siguroj se i gjithë aktiviteti im institucional, ashtu sikurse edhe jeta personale e familjare kanë qene dhe mbeten të bazuara te përgjegjshmëria ligjore dhe morale.

Sulmet e opozitës, janë një përpjekje e dështuar për të njollosur figurën time, duke hedhur në tregun mediatik mashtrime dhe të pavërteta.

Sigurisht ne momentin e duhur keta baltoses e shpifes qe guxojne te hedhin balte e shpifje mbi figuren time do te perballen sipas ligjit.

Ashtu siç e kam shprehur publikisht, kam qenë dhe mbetem e hapur për t?u hetuar nga të gjitha organet ligjzbatuese.
Deri më sot asnjë thirrje nuk më ka ardhur nga organi i prokurorisë, siç është pretenduar nga disa media.

Duke falenderuar të gjithë miqtë dhe dashamirësit që më kanë shkruar apo telefonuar këto ditë duke më shprehur mbështetjen e tyre, edhe një herë dua t?i garantoj për pastërtinë e figures time.
Faleminderit!/ CityNews

Lajmet e fundit nga