Viti i Skënderbeut/ Banka e Shqipërisë do të emetojë 3 monedha të reja

24 Nëntor 2017, 19:15, Aktualitet CNA

Në kuadër të 550 vjetorit të vdekjes së heroit tonë kombëtar Gjergj Kastrioti- Skënderbeut, Këshilli Mbikëqyrës i Bankës së Shqipërisë vendosi të miratojë emetimin e një serie monedhash përkujtimore me tematikë ?550 vjet in memoriam Gjergj-Kastrioti Skënderbeu (1468-2018)?.

Seria do të emetohet gjatë vitit 2018 dhe do të përbëhet nga tre monedha, me vlerë emërore 200 Lekë në metal ar, 100 Lekë me metal argjend dhe 50 Lekë në metal të thjeshtë.

Kujtojmë se qeveria ka shpallur vitin 2018 si vitin e Skënderbeut ku do të bashkërendojë punët edhe me qeverinë e Kosovës për aktivitete për nder të heroit kombëtar Gjergj Kastrioti Skënderbej. /CityNews

Lajmet e fundit nga