LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Paralajmëron Artan Hoxha/ Mediat gjermane do të publikojnë një tjetër histori me Balilin

24 Nëntor 2017, 15:38, Aktualitet CNA

Gazetari i kronikës, Artan Hoxha, ka paralajmëruar për publikimin e të tjera detajeve për të mbiquajturin “Eskobari i Ballkanit”, Klement Balili, i cili thuajse prej një viti ndodhet në kërkim nga policia.

Me anë të një postimi në rrjetet sociale, Hoxha, shprehet se: “Se shpejti nga kazani mediatik gjerman nje tjeter histori me Balilin, por kjo shume me para se prokuroret te kujtoheshin qe ta sekuestronin resortin Santa Quaranta pasi te mbaronte sezoni turistik, dhe Keli te merrte dhe kestin e fundit…”

Në përmbyllje të këtij paralajmërimi, Artan Hoxha, ka publikuar edhe një foto ku bashkëngjit edhe emrat e gazetarëve gjermanë, të cilët do të sjellin së shpejti një artikull mbi Balilin, “Me kolegun gjerman te tabloidit Der Shtern, Jonas Brenge dhe fotoreporterin italian Matteo Bastianelli …” /CityNews

Lajmet e fundit nga