Kryeministri Edvin do strehojë në Shqipëri familjarët e terroristëve të ISIS-it? – CNA
Connect with us

Aktualitet

Kryeministri Edvin do strehojë në Shqipëri familjarët e terroristëve të ISIS-it?

Publikuar

-

Gjatë përpjekjeve për të grumbulluar materiale për një shkrim investigativ për lejen e ndërtimit të  dhënë nga Këshilli Kombëtar i Territorit për  grupacionin “Iranian Mojahedin Khalq” të njohur si MEK, por zyrtarisht dhënë për një OJF të quajtur F.A.R.A., ndeshëm në një pretendim jashtëzakonisht problematik për Shqipërinë dhe shqiptarët.

Në median amerikane “Huffington Post” hasëm në një artilkull të titulluar: “Albania’s Modern Slavery Problem Alienates Europe” të shkruar nga shtetësja britanike Anne Singleton (Khodabandeh). Artikulli trajton në mënyrë të detajuar problematikën e iranianëve të MEK të strehuar në periferi të Tiranës. Linku i artikullit: https://www.huffingtonpost.com/entry/albanias-modern-slavery-problem-alienates-europe_us_5a12eefae4b0e6450602ecfd

Në artikull na tërhoqi vëmendjen një frazë shumë problematike: “the other is to empty the old university buildings in Tirana to make ëay for a neë round of political slaves to take up residence. This time, families of Daesh fighters ëho have fled Iraq and Syria are rumoured to be ready to move to Albania on ‘humanitarian grounds’.”

Sipas autores së artikullit, Anne Singleton në periferi të Tiranës në godinat e një universiteti privat të mbyllur nga Qeveria Rama në vend të iranianëve do të zhvendosen anëtarë të familjeve të luftëtarëve të Daesh-it (ISIS-it), që ia kanë mbathur nga Iraku dhe Siria. Kjo zhvendosje do të bëhet për “arësye humanitare”.

Është e vërtetë që Shqipëria si aleate e Amerikës ka pranuar kërkesën amerikane për të strehuar jo më shumë se 10 ujgurë të liruar nga Burgu i Guantanamos, por mjaft vende të tjera nga të 4 anët e botës përfshirë edhe shtete mikroskopike si Nauru pranuan të tillë ujgurë njëlloj si Shqipëria. Është e vërtetë që Qeveria Berisha pranoi në Shqipëri disa dhjetra anëtarë të MEK, por me premtimin e qartë amerikan, që edhe vende të tjera të NATO-s do të pranonin në territorin e tyre pjesën tjetër të anëtarëve të MEk, që do të largoheshin nga Iraku. Qeveria Rama për të larë me sh.. atë m… e armëve kimike para amerikanëvë, në mungesë totale transparence pranoi ardhjen e të tërë efektivave të MEK në Shqipëri.

Daesh-i në Shqipëri

Personalisht besojmë se familjarët e mbetur gjallë të terroristëve të Daesh-it të vrarë në fushëbetejat në Irak e Siri ka mundësi të vinë në Shqipëri. Shenjat janë dhënë që gratë dhe fëmijët e vegjël apo edhe foshnja të baballarëve terroristë po shndërrohen në një bela të jashtëzakonshme për vendet perëndimore në vecanti SHBA-në. Qeveria Rama ka mundësi të jetë e gatsdhme t’i strehojë në Shqipëri familjarët e terroristëve në këmbim të qoftë edhe një gjysëm premtimi amerikan për të mbyllur një sy ndaj drogave të forta e të buta, që prodhohen dhe tranzitohen nëpër Shqipëri, shplarjes së parave të pista dhe dërgimit të armëve, muncioneve dhe lëndëve plasëse nga Shqipëria në vendet europiane.

Suedezëty arritën që të evakuojnë në Suedi me presion diplomatik e bakshishenë një adoleshente suedeze etnike të mjerë, e cila pasi u dashurua me një terrorist shkoi në territoret e ISIS-it dhe bëri në 3 vjet dy fëmijë me terroristin tashmë të vrarë. Autoritetet gjermane po bëjnë cmos që të transferojnë në Gjermani disa shtetase gjermane etnike, që përfunduan në territoret e ISIS-it bashkë me burrat apo dashnorët e tyre tërroristë. Këto gjermane shumica me fëmijë janë në burgjet dhe qendrat hetimore irakene dhe të milicive shiite në Irak.

Nga dy shembujt e mësipërm del që shtetet serioze perëndimore gratë dhe fëmijët, që i kanë qytetarët e vet, po përpiqen t’i evakuojnë. Kuptohet në Shqipëri nuk do vinë femra gjermane, franceze, belge, suedeze, luksemburgase etnike, bashkë me fëmijët  e tyre, pasi u janë vrarë burrat apo dashnorët si anëtarë të ISIS-it. Këtu te ne do vinë familajrë të terroristëve të vrarë nga vende, ku atyre u rrezikohet jeta, apo së paku do burgosen e do të torturohen. Në Shqipëri do mbërrinë gjithfarë tunizianesh e marokenesh, azeresh e turkmenesh, ingushesh e cecenesh, algjeriane e mauritaneze, maliane e malajziane, indoneziane dhe nigeriane (Niger) etj. etj. Në rastin më të mirë do të vinë nga kombësi të tilla por me dy nënshtetësi belge, franceze, spanjolle, italiane, angleze etj., që nuk do prsanohen në këto vende të BE-së me sebepin e qënies së tyre kërcënim për sigurinë kombëtare të  vendeve përkatëse. Pra ato, që rrezoikojnë sigurinë e vendeve serioze europiane, nuk na e rrezikokan sigurinë e një vendi jo serioz (e themi me shumë dhimbje këtë) si Shqipëria!!!!

Ku qëndron rreziku?

Ata nuk do rrinë në Shqipëri me javë e muaj, por do të rrinë PA AFAT! Pas Ramës u bëftë qameti mund të perifrazohet thënia e vjetër latine në rastin tonë. Me belanë: familjarë të terroristëve të vrarë le të merren qeveritë Post-Rama!

Shumica  e grave të tërroristëve të Daesh-it kanë kryer të paktën një stërvitje rudimentare në përdorimin e armëve luftarake, eksplozivëve dhe kurtheve eksplozive (explosive booby-traps). Nëse këtij trajnimi do t’i shtojmë edhe eksperiencën e tyre në fushëbeteja, atëhere niveli i tyre luftarak është më lart jo vetëm se i geishave police të rekrutuara në polici në “Epokën” Tahiri, por i krahasueshëm me aftësitë e trupave luftarake shqiptare komando. Kemi parë në dokumentarët dhe fotot propagandistike në revistën “Dabiq” apo median “Hayat”, se si edhe fëmijë 10 vjecarë detyrohen të ekzekutojnë pengje të Daesh-it. Pyes lexuesin sa nga policat shqiptarë jo kanë vrarë, por thjesht kanë shtënë në mish qoftë edhe një herë të vetme gjatë karrierës së tyre policore?!?!?!? Imagjinoni një fëmijë 10-12 vjecar, që është traumatizuar duke vrarë njerëz për hesap të kapsapëve të ISIS-it, të strehohet në Shqipëri, ku armët pa leje janë ende sheshit!

Hipokrizia e Qeverisë Rama

Qeveria e kryeministrit Edvin ka shumë të ngjarë, që është në trataktiva për të strehuar gra e fëmijë terroristësh të vrarë të etnive nga të katër cepat e botës, por kjo qeveri nuke qeth e nuk e rruan fare të interesohet për fatin e grave dhe fëmijëve të terroristëve shqiptarë të vrarë në Irak dhe Siri. Më shumë i dhembkan z. Edvin gratë sudaneze se ato kavajase, apo fëmijët uzbekë më shumë se ata pogradecarë?!?! Valbona Berisha me trurin e shplarë nga propaganda e ISIS-it rrëmbeu djalin (fëmija i tretë i saj), braktisi burrin emigrant i rregullt në Itali dhe ia mbathi në Siri. Qeveria Rama bëri ZERO përpjekje për gjetjen e këtij vogëlushi të mjerë. Organet ligjzbatuese italiane, diplomacia italiane në Damask, Teheran, Bejrut e Bagdat bëri c’mos për të rekuperuar vogëlushin, babai dhe nëna budallackë e kriminele, e të cilit ishin shqiptarë etnikë, por edhe emigrantë të ligjshëm në Itali. Kur nuk interesohesh për të nxjerë nga ferri fëmijën e durrsakes Valbona Berisha, pse dreqin po të ha barku për vejushat e fëmijët e terroristëve nga cine ma cini?!?!? Pse Xhulja Serxhon (Fatima), bashkëshorten terroriste të  terroristit lushjar Aldo Kobuzi e përcollët në Itali në janar 2017 edhe me ndihmën e policisë kufitare të Vlorës dhe nuk e mbajtët në Shqipëri, por kërkoni të sillni këtu këto vejushat e zexza të terroristëve të huaj. Xhulja Serxhon e kishim nuse në Shqipëri, e kishim dhe komshije italiane, pse vallë shkon larg në Afrikë e Azi për të sjellë vejusha dhe vogëlushë terroristësh të vrarë?!?!?! Përgjigja më e mundshme është thjesht, që kolltuku kryeministror mos t’i kalojë Lali Erit që në janar 2018, por nja 4 vite më vonë!

Fakte të tjera

Na shtohet dyshimi, që Rama & CO po bëjnë tratativa apo më mirë të themi pazarllëqe veshur me benevrekë humanitarë për të strehuar familjarët e terroristëve të huaj të vrarë në radhët e ISS-it edhe për shkak të “omertasë” qeveritare. Duke zbatuar rregullin e gazetarisë për të dëgjuar të dyja këmbanat iu drejtuam me pyetje me SMS aktualisht deputetes Gjebrea, emri i së cilës citohet gjerësisht në artikullin e shkruar nga Anne Singleton. Zj. Gjebrea si ish zv/ministreja e linjës në Ministrinë e Brendshme na u përgjigj po me SMS duke na sugjeruar ndër të tjera, që të kontaktonim keshilltarin për marëdhëniet me publikun të minsitrit të brenshëm. Kontaktum me SMS me këshilltarin Bita në datën 20 nëntor 2017. Na u ëprgjigj po me SMS: “Pershëndetje z. Thanasi! Po marr info dhe ju shkruaj FLM!” Një përgjigje mjaft me politesë dhe korrekte. Në dt. 22 nëntor  e ripyetëm z. Bita, sepse prej tij nuk erdhi kurrfarë përgjigje për 2 ditë, kohë besojmë e mjaftueshme për t’u informuar, nëse ka gjë të vërtetë apo jo në transferimin e familjarëve të terroristëve në Shqipëri. Deri në mbrëmjen e datës 24 nëntor 2016 këmi Zero përgjigje. Tipike kjo për Rilindjen e z. Rama, që me paratë e taksapaguesve ngre edhe portale transparence, por që për këtë cështjen me Daesh, terroristë e “arësye humanitare” nuk bëzan!/Shkruar për Citynews.al-Gjergj Thanasi

 

P.S. Ftojmë lexuesin ta bëjë zemrën e fortë e t’i shikojë të 12 foto ilustruese për të kuptuar me mire se cfarë soj refugjatësh për arsye gjoja humanitare do strehojë Z. Edvin në Shqipëri.

 

8 Comments

8 Comments

  1. Pingback: Shqipëria e mbytur nga droga dhe krimi/ Rama hap dyert për familjarët e terroristëve të ISIS-it | Citynews

  2. Pingback: Free Media Institute meeting on the fight against terrorism (VIDEO) | Iran Interlink.exposing Mojahedin Khalq,Rajavi cult,Massoud Rajavi, Maryam Rajavi

  3. Pingback: Domestic Servitude In The Cult Of Rajavi (Mojahedin Khalq, MEK, NCRI …) | Iran Interlink.exposing Mojahedin Khalq,Rajavi cult,Massoud Rajavi, Maryam Rajavi

  4. Pingback: Albanian Government opens a new military Terror Training Camp for Saddam’s Private Army | Iran Interlink.exposing Mojahedin Khalq,Rajavi cult,Massoud Rajavi, Maryam Rajavi

  5. Pingback: Coverage of Iran Protests Illustrated With Protests Not in Iran––Organized by Fringe Cultists | Iran Interlink.exposing Mojahedin Khalq,Rajavi cult,Massoud Rajavi, Maryam Rajavi

  6. Pingback: The Albanian Center against Terrorism lists Mojahedin Khalq as an extremist organisation (aka MKO, MEK, Rajavi cult …) | Iran Interlink.exposing Mojahedin Khalq,Rajavi cult,Massoud Rajavi, Maryam Rajavi

  7. Pingback: تبریک به خانواده ها، تبریک به نجات یافتگان، تبریک به فعالان و حامیان (+ باز هم ما بردیم – مریم رجوی باخت | Iran Interlink.exposing Mojahedin Khalq,Rajavi cult,Massoud Ra

  8. Pingback: Iran Interlink Weekly Digest – January 19, 2018 | Iran Interlink.exposing Mojahedin Khalq,Rajavi cult,Massoud Rajavi, Maryam Rajavi

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Aktualitet

Sot pretenca për Shullazin/ Blindohen Krimet e Rënda 

Publikuar

-

By

Në Gjykatën për Krimet e Rënda do të mbahet sot seanca e radhës ndaj Emiljano Shullazit, ndërsa mësohet se në krye të prokurorëve është vetë Donika Prela.

Një tjetër prokuror është Gentian Osmani, ndërsa emrat e dy prokurorëve të tjerë pritet të bëhen publikë në nisje të seancës.

Në Prokurorinë e Krimeve të Rënda ka masa sigurie të pazakonta. E gjithë policia, forcat speciale, FNSH me armatim të rëndë ka zbarkuar dhe ka rrethuar institucionin dhe zonën përreth.

Në bankën e të akuzuarve janë Emiljano Shullazi, Gilmando Dani, Endrit Qyqja, Endrit Zela dhe Blerim Shullazi.

Kujtojmë këtu se çështja “Shullazi” vetëm disa ditë më parë shkaktoi një furtunë në Prokurorinë e Përgjithshme dhe atë të Krimeve të Rënda, pas refuzimit të shortit nga 10 prokurorë.

Kryeprokurorja e Përkohshme Arta Marku kërkoi hetim disiplinor për disa prej prokurorëve pasi nuk pranonin të merrnin përsipër çështjen. Por pas debateve u vendos dhe katërshja e tyre.

LEXO TE PLOTE

Aktualitet

Shtypi i ditës, 25 shtator 2018

Publikuar

-

By

Këto janë disa prej titujve kryesorë të shtypit të shkruar për ditën e sotme, datë 25 shtator 2018:

“Gazeta Shqiptare” hapet me titullin “Kompansim energjie për familjet në nevojë”, ndërsa vijon me një tjetër titull “Pronarët, kompensimi për dosjet 1993-2013”.

“RD” hapet me titullin “Oligarkët në listën e zezë të antimafies”, ndërsa vijon me një tjetër titull “Përgjimi i Safet Bajrit, shefat e mëdhenj po më presin ën besë, cilët politikanë përmend…”

“Koha Jonë” hapet me titullin “Basha: Sekuestrim pasurie për oligarkët”, ndërsa vijon me një tjetër titull “Vizita në SHBA, presidenti Ilir Meta fjalim në OKB: Ne kemi pasur “Mandelat” tanë”.

“Shqiptarja.com” hapet me titullin “Dy vrasje me një pistoletë, si u zbulua Safet Bajri”, ndërsa vijon me një tjetër titull “Regjistrimi i tokave me ligjin 7501, sib ëhet procesi”.

“Gazeta Gol” hapet me titullin “Kamza, loja me 5 sulmues nuk mjafton”, ndërsa vijon me një tjetër titull “Mungesa e tifozëve, Kukësi mendon të ndryshojë sërish fushën”.

LEXO TE PLOTE

Aktualitet

Investimet e huaja, si u shpëtuan nga energjia/ Rënia e telekomunikacioneve dhe stanjacioni i bankave

Publikuar

-

By

Që prej fillimit të vitit 2014 energjia është bërë sektori që ka tërhequr investimet e huaja në Shqipëri, duke u bërë njëkohësisht dhe shpëtimtari i tyre.

Statistikat e Bankës së Shqipërisë tregojnë se stoku i investimeve në energji u rrit me shpejtësi, nga vetëm 13 milionë euro në fillim të 2014-s, në gati 1.9 miliardë euro në qershor 2018 (shih grafikun).

Që prej tremujorit të dytë 2017, stoku i investimeve në energji u rendit në vend të parë, duke ia kaluar telekomunikacioneve dhe bankave që mbanin flamurin prej vitesh.

Dy investime të mëdha në energji, punimet për hidrocentralin në lumin Devoll nga Statkraft (holandeze dhe pastaj norvegjeze) dhe gazsjellësi TAP i kanë dhënë hov investimeve në këtë sektor. Së bashku, të dy investimet llogariten në rreth 2 miliardë euro, nga të cilat 1.5 miliardë euro janë për gazsjellësin TAP, sipas burimeve zyrtare. Një tjetêr investim i madh në energji është Hec Ashta nga austriakët e Verbund.

Në vend të dytë, sipas stokut të investimeve janë “Informacioni dhe komunikacioni”, që lidhen kryesisht me fluksin e lartë nga kompanitë greke në telekomunikacione, pas viteve 2000. Por vitet e fundit, investimet në telekomunikacione janë tkurrur, teksa konkurrenca në sektor është shtuar dhe tregjet janë maturuar dhe sipërmarrësit e mëdhenj  po rezultojnë me humbje, pas periudhave të arta në 2006-2012, kur normat e fitimit i kalonin 50%. Sipas statistikave, në fund të qershorit 2018, stoku i investimeve në telekomunikacione ishte 1.17 miliardë euro, duke rënë me 42 milionë euro në krahasim me të njëjtën periudhë të një viti më parë.

Bankat janë sektori tjetër që tërhoqën kapital në Shqipëri në fillim të viteve 2000. Stoku i investimeve në aktivitete financiare dhe të sigurimit në qershor 2018 ishte 1.08 miliardë euro, duke u renditur në vend të tretë. Vitet e fundit investimet në këtë sektor kanë ardhur në rritje të lehtë, që më shumë ka qenë i nxitur nga kërkesat rregullatore për kapital të Bankës së Shqipërisë, sesa nga dëshira e vetë bankave për t’u zgjeruar. Përkundrazi, disa prej tyre duan të dalin nga tregu shqiptar. (dy banka greke NBG dhe Tirana bank janë shitur, po ashtu dhe francezët e Societe Generale po dalin nga tregu).

Sektori i katërt që ka tërhequr më shumë investime në vite është industria nxjerrëse, kryesisht në fushën e naftës dhe minerale, që janë shfrytëzim i pasurive minerare. Në fund të 6 mujorit të parë stoku në këtë sektor ishte 928 milionë euro.

Më pas renditen, industria përpunuese, aktivitete profesionale, aktivitete të pasurive të paluajtshme etj (shiko grafikun stoku i investimeve sipas sektorëve). Bujqësia në gati 30 vjet ka tërhequr vetëm 10 milionë euro.

Çdo të ndodhë kur të mbarojnë TAP dhe Devolli

Punimet për gazsjellësin TAP janë drejt fundit.  Sot, rreth 80% e punimeve totale për ndërtimin e segmentit tokësor të TAP në Shqipëri është i përfunduar. Në muajt në vazhdim, ndërtimi do të fokusohet te segmenti më i vështirë i të gjithë gazsjellësit, në malin e Ostrovicës, në rreth 2100 metra mbi nivelin e detit. Projekti do përfundojë në 2019-n.

Edhe kompania Statkraft që po ndërton hidrocentralet mbi Devoll ka përfunduar hidrocentralin e Bënjës dhe po ndërton HEC-in tjetër të Moglicës, një investim prej rreth 300 milionë euro, që pritet të përfundojë brenda dy vitesh.

Në qershor 2018, stoku i investimeve të huaja në vend arriti në 7.2 miliardë euro, nga të cilat 26% janë në fushën e energjisë. Në krahasim me tremujorin e parë 2014, stoku është rritur me 75%.

Por, shifrat e Bankës tregojnë se nëse nuk do të ishin projektet e mëdha të energjisë, stoku i investimeve në qershor do të ishte 5.3 miliardë euro, me një rritje prej 30%, ose gati 2 miliardë euro më i ulët sesa është aktualisht.

Institucionet ndërkombëtare kanë ngritur shpesh shqetësimin se çfarë do të ndodhë me përfundimin e këtyre dy projekteve, duke kërkuar zëvendësimin e tyre me investime me vlerë të shtuar dhe në teknologjinë e informacionit.

LEXO TE PLOTE
Reklama
Reklama
Reklama
Reklama

LAJMET E FUNDIT

Aktualitet09:02 - 25 Shtator, 2018

Sot pretenca për Shullazin/ Blindohen Krimet e Rënda 

Në Gjykatën për Krimet e Rënda do të mbahet sot seanca e radhës ndaj Emiljano Shullazit, ndërsa mësohet se në...

Aktualitet08:53 - 25 Shtator, 2018

Shtypi i ditës, 25 shtator 2018

Këto janë disa prej titujve kryesorë të shtypit të shkruar për ditën e sotme, datë 25 shtator 2018: “Gazeta Shqiptare”...

Aktualitet08:36 - 25 Shtator, 2018

Investimet e huaja, si u shpëtuan nga energjia/ Rënia e telekomunikacioneve dhe stanjacioni i bankave

Që prej fillimit të vitit 2014 energjia është bërë sektori që ka tërhequr investimet e huaja në Shqipëri, duke u...

Aktualitet08:27 - 25 Shtator, 2018

Zjarri përpin apartamentin në Tiranë/ Humb jetën një person

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në orët e para të mëngjesit të sotëm në kryeqytet, ku një person ka...

Aktualitet08:18 - 25 Shtator, 2018

Kapriçot e motit/ Ja çfarë pritet për orët në vijim

Nga dita e sotme pritet që të kemi rënie drastike të temperaturave.  Gjatë paradites dhe në drekë temperaturat do të...

Aktualitet08:08 - 25 Shtator, 2018

 Horoskopi i ditës, 25 shtator 2018

DASHI 21. mars – 20. prill Duhet të tregoni më shumë kujdes ndaj vetes dhe shëndetit tuaj, sidomos nëse keni ndërmarrë...

Aktualitet00:03 - 25 Shtator, 2018

Dosjet “e nxehta” tek Krimet e Rënda/ Lala jep alarmin

Gazetarja e kronikës Klodian Lala gjatë intrevistës në emisionin  “360 Gradë” në Ora News përmendi disa nga dosjet më të...

Aktualitet23:52 - 24 Shtator, 2018

Gjata-Markut: Do të vijë koha, po s’do të mbrojë njeri

Ish-kryetari i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Çlirim Gjata gjatë intervistës në emisionin “360 gradë”, në Ora News është shprehur se...

Aktualitet23:35 - 24 Shtator, 2018

Lala “shuplakë” Arta Markut/ “M’u duke si kryetare partie, me atë letër”

Gazetarja Klodiana Lala gjatë intervistës në emisionin “360 Gradë” në Ora News e ka cilësuar, si të pazakontë letrën e...

Aktualitet23:21 - 24 Shtator, 2018

Paralajmërimi i Hoxhës/ Do shikojmë spektakël në gjykatë, për Shullazin

Gazetari Artan Hoxha gjatë intervistës në emisionin “Opinion” në Tv Klan është shprehur se do shikojmë spektakël në gjykatë për...

Aktualitet23:12 - 24 Shtator, 2018

Klodiana Lala: Ka klane shumë të forta brenda Krimeve të Rënda

Gazetarja e investigative Klodiana Lala është ftuar mbrëmjen e sotme në emisionin “360 Gradë” nga ku ka shpjeguar furtunën në...

Aktualitet22:58 - 24 Shtator, 2018

Hoxha “plas bombën”/ “Familja më e madhe kriminale në Shkodër, drejtohet nga një deputet”

Gazetari Artan Hoxha gjatë një interviste në emisionin “ Opinion” në Tv Klan është shprehur se nuk është familja “Bajri”...

Aktualitet22:51 - 24 Shtator, 2018

Basha “shkatërron” audiencën/ E “shqyejnë” gazetarët

Eni Vasili në emisionin e saj “Open” në Top Channel, ka ftuar kryetarin e Partisë Demokartike, Lulzim Basha, i cili...

Aktualitet22:49 - 24 Shtator, 2018

U zgjodh futbollisti më i mirë i vitit/ Këto janë fjalët shumë emocionuese nga Modric

Luka Modric është shpallur lojtari i vitit nga FIFA. Ylli kroat ka arritur të thyejë dominimin e Cristiano Ronaldos dhe...

Aktualitet22:46 - 24 Shtator, 2018

Shokon Basha/ Edhe unë kam bashkëpunuar me oligarkët

Kreu i opozitës Lulzim Basha, gjatë intrevistës në emisionin “Open” në Top Channel  është shprehur se oligarkët që po zhvatin...

Aktualitet22:29 - 24 Shtator, 2018

Akuza të rënda nga trajneri i madh/ Messi dhe Ronaldo nuk kanë respekt

Fabio Capello beson se mungesa e Cristiano Ronaldo-s dhe Lionel Messi-t në çmimet e FIFA-s tregon mungesë respekti. Të dy...

Aktualitet22:26 - 24 Shtator, 2018

“E kam bërë njëherë atë akt”/ Xhafaj flet për dorëheqjen

Ministri i Brendshëm Fatmir Xhafaj gjatë intervistës në “Real Story” në Vizion Plus ka folur edhe në lidhje me dorëheqjen...

Aktualitet22:20 - 24 Shtator, 2018

Platforma antimafia/ Basha tregon çfarë sekuestron ligji

I ftuar në emisionin “Open” të Eni Vasilit, në Top Channel, kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ka sqaruar platformën...

Aktualitet22:05 - 24 Shtator, 2018

Futbollisti më i mirë i vitit/ E fiton ky futbollist

Luka Modric ka mposhtur konkurrencën e Cristiano Ronaldo-s dhe Mohamed Salah duke u shpallur Lojtari i FIFA-s për vitin 2018....

Aktualitet21:59 - 24 Shtator, 2018

Fotolajm- Berisha dhe Rama “thyejnë” Bashën/ Kryeopozitari braktiset nga qytetarët

Mbrëmjen e sotme kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha është ftuar në emisionin “Open” të Eni Vasilit, në Top Channel....

Aktualitet21:59 - 24 Shtator, 2018

Sa grupe kriminale ka në Fier?/ Xhafaj jep përgjigjen qesharake

Ministri i Brendshëm Fatmir Xhafaj gjatë intervistës në emisionin “Real Story” në Vizion Plus është pyetur se sa  grupe kriminale...

Aktualitet21:52 - 24 Shtator, 2018

Ky është përzgjedhur si formacioni më i mirë i vitit/ Thjesht spektakolar

FIFA ka zbuluar ekipin e ëndrrave të vitit. Dhe ai mund të jetë një nga më të mirët e historisë....

Aktualitet21:43 - 24 Shtator, 2018

“Ose provoji ose qepe”/ Basha sfidon Ramën

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha është ftuar mbrëmjen e sotme në emisionin “Open” të Eni Vasilit në Top Channel...

Aktualitet21:39 - 24 Shtator, 2018

“E pranoj ishte vit i errët”/ Fatmir Xhafaj thumbon Tahirin

Ministri i Brendshëm Fatmir Xhafaj në një intervistë në “Real Story” në Vizion Plus është shprehur se kriminel ka pasur...

Aktualitet21:22 - 24 Shtator, 2018

Habit Artan Hoxha/ “Toyota Yaris” është zhdukur

Gazetari investigativ Artan Hoxha është ftuar mbrëmjen e sotme në emisionin “5 pyetje nga babaramo” në Report TV ku ka...

Aktualitet21:22 - 24 Shtator, 2018

Ja kush shpallet portieri më i mirë i vitit/ Edhe ai vetë ka mbetur i befasuar

Thibaut Courtois ka fituar çmimin e Portierit të Vitit nga FIFA. Portieri i Real Madrid është shpërblyer për sezonin  e...

Aktualitet21:17 - 24 Shtator, 2018

Audio-përgjimi i “Babales”/ Artan Hoxha zbulon ujdinë mes palëve politike

Gazetari Artan Hoxha gjatë intervistës në emisionin “5 pyetje nga Babaramo” në Report Tv ka folur edhe për audio-përgjimin, ku...

Aktualitet21:11 - 24 Shtator, 2018

Zidane? Jo, jo/ Ja kush shpallet trajneri më i mirë i vitit

Trajneri kampion bote i Francës Didier Deschamps ka fituar çmimin Trajneri i Vitit nga FIFA. Ish-mesfushori i Francës ka mposhtur...

Trending

Read previous post:
Nis operacioni “Pastrojmë Shqipërinë që duam”/ Klosi: Kemi mbështetje të madhe popullore

Ministri i Turizmit dhe i Mjedisit Blendi Klosi mbylli në Vlorë ditën e parë të operacionit “Pastrojmë Shqipërinë që duam”....

Close