LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Klosi: Përpjekje e përbashkët, për të ndryshuar faqen e kombit tonë

24 Nëntor 2017, 13:17, Aktualitet CNA

Ministri i Turizmit dhe Mjedisit, Z. Blendi Klosi lançoi sot fillimin e operacionit ?Pastrojmë Shqipërinë që duam? në Qesarakë të Tiranës.

Së bashku me ministrin Klosi ishte në këtë ditë të parë të aksionit të pastrimit edhe ministrja e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor të Kosovës, znj Albena Reshitaj si dhe përfaqësuesit e Green Line Albania dhe ?Ta pastrojmë Kosovën?.

?Sot është një ditë e madhe, një ditë kur duhet të na bashkohen sa më shumë të rinj, sa më shumë vullnetarë që së bashku me pushtetin lokal ne të vazhdojmë të punojmë jo vetëm për ditën e sotme, por për të kuptuar përse krijohen këto problematika dhe për të vazhduar gjatë gjithë  6 -mujorit tonë të operacionit ?Pastrojmë Shqipërinë? në një aksion kudo nëpër Shqipëri, kudo që ka një mbeturinë, kudo që ka një grumbull plehrash kudo që ka një arsye për të reaguar dhe për të menduar që ne duam një Shqipëri të pastër.? tha ministri Klosi i cili falenderoi edhe ministren Reshitaj për përfshirjen në aksionin e pastrimit.

?Kjo është një përpjekje e përbashkët, një përpjekje e gjithë botës shqiptare për të ndryshuar faqen e kombit tonë, për të krijuar në Shqipëri, në Kosovë dhe në të gjithë zonën tonë, një Shqipëri të pastër, një Shqipëri dhe Kosovë jeshile siç thotë Green Albania, për të pasur mundësi që sezoni turistik 2018 ta gjejë vendin tonë shkëlqyeshmërisht të pastër dhe po ashtu me shumë e shumë operacionet të cilat bëjnë të mundur që në Shqipëri të mos përsëriten të tilla ndotje.?

Nga ana e saj ministrja Reshitaj u shpreh se:?Kjo është inciativa e parë e imja në një projekt të përbashkët Kosovë -Shqipëri dhe nga ky vend bëj mesazh për të gjithë qytetarët e Republikës së Kosovës dhe të Shqipëisë që të  bashkohen në këto muaj dhe së bashku ta pastrojmë vendin tonë dhe të jemi një shembull në një iniciativë  globale për pastrimin e Mjedisit? ? tha ministrja Reshitaj e cila ftoi Ministrin Klosi dhe organizatat mjedisore që të bashkohen në një ditë pastrimi në Kosovë dhe ?të fillojmë të bëjmë pastrimin e asaj pjese të shqiptarisë pasi mjedisi është i përbashkët dhe  ne duhet ta trajtojmë bashkarisht?.

Përfaqësuesi i Green Albania, z. Ervin Shehaj falenderoi Ministrin Klosi për  mbështetjen e dhënë për lëvizjen ?Ta Pastrojmë Shqipërinë?. ?Ky është aksioni i 7-të kombëtar që Green Line Albania zhvillon. Të japim të gjithë kontributin tonë për një Shqipëri më të pastër tha ai duke ju berë thirrje të gjithë qytetarëve që të bashkohen në aksionin e ditës së sotme, si dhe në muajt në vazhdim.? -tha zoti Shehaj.

Aksioni ?Pastrojmë Shqipërinë që duam? është pjesë e operacionit 6 mujor të pastrimit që fillon më 24 nëntor dhe mbyllet më 24 maj 2018./ CityNews

Lajmet e fundit nga