LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Hollanë/ Arrestohet shqiptari në kërkim ndërkombëtar

24 Nëntor 2017, 08:00, Aktualitet CNA

Një shtetas shqiptar i shpallur në kërkim ndërkombëtar është arrestuar në Hollandë.

Mësohet se i arrestuari është shtetasi Fatmir Pjetri, 31 vjeç, lindur në Pukë.

Ky shtetas është shpallur në kërkim ndërkombëtar pasi Gjykata e Shkallës së Parë për Krimet e Rënda, me Vendim Nr.559, datë 19.12.2014, ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg” për kryerjen e veprave penale të ?Vjedhjes me armë”, “Krijimit të grupit të strukturuar kriminal” dhe “Kryerjes së veprave penale nga grupi i strukturuar kriminal”.

Arrestimi i 31-vjeçarit është bërë nga Interpol Haga në bashkëpunim me Z.Q.K.Interpol Tirana, ndërsa pritet ekstradimi I tij drejt Shqipërisë./ CityNews

Lajmet e fundit nga