LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Alex Soros takim kokë më kokë me Edi Ramën

24 Nëntor 2017, 16:06, Aktualitet CNA

Djali i multimiliardierit amerikano-hungarez, George Soros, i cili ndodhet prej 2 ditësh në Shqipëri, së fundmi ka zhvilluar një takim edhe me kryeministrin Edi Rama.

Ky takim është bërë publik nga vetë djali i manjatit, Alex Soros, i cili ka publikuar një foto nga takimi në Kryeministri me Ramën.

Në mbishkrim të foto, Alex Soros, shkruan: “Ishte një takim i mrekullueshëm me vizionarin Edi Rama, në Tiranë, në një nga zyrat më unike dhe më speciale që një zyrë e kreut të qeverisë mund të ofrojë”, ndërsa shton epitetet për Ramën si artist, shkrimtar dhe basketbollist profesionist.

Kujtojmë se vizita e Alex Soros, vjen në një kohë kur qeveria Rama 2 ndodhet në kushte aspak të favorshme, nga publikimi i skandaleve të ndryshme.

George Soros ishte një nga financuesit e reformës në drejtësi dhe ekspertë të Fondacionit dhanë kontribute në hartimin e një drafti, i cili në mbi 70 % të tij u rrëzua nga Komisioni i Venecias. /CityNews

Lajmet e fundit nga