LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Vasili: Policia e inkriminuar dekonspiroi operacionin e Prokurorisë

23 Nëntor 2017, 19:23, Aktualitet CNA

I ftuar në studion e Report Tv, kreu i grupit parlametar të Lëvizjes Socialiste për Integrim, Petrit  Vasili, referuar aksionit të ndërmarrë një ditë më parë nga policia për kapjen e tre ish-zyrtarëve, ka hedhur akuza ndaj policisë se ka dekonspiruar operacionet e Prokurorisë për arrestimin e personave të implikuar në trafikun e drogës.

“Shumë aksione të mëdha janë udhëhequr nga Prokuroria dhe janë dekonspiruar nga policia. Si në rastin e djeshëm. E gjithë policia, kupola, ka qenë thellësisht e inkriminuar, pjesë mbështetëse e inkrimunuar thellë në trafikun e drogës. E gjithë kjo kupolë ka qenë e inkriminuar dhe në krye të kupolës, drejtori i përgjithshëm qenka i vetmi i pastër dhe drejton me shumë kompetencë një strukturë të inkriminuar. Një i inkriminuar i madh është ish-ministri i Brendshëm. Këto janë fakte alarmante. Është prova që ata të cilët kanë drejtuar në polici, po shpërndahen deri në Australinë e largët që të jenë gojëmbyllur, që të mosflasin dhe të mos nxjerrin të vërteta të frikshme”, ka thënë ndër të tjera Pertit Vasili. /CityNews

Lajmet e fundit nga