LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

U kap me kokainë/ Në pranga 24-vjeçari

23 Nëntor 2017, 18:56, Aktualitet CNA

Në vijim të punës për parandalimin e rasteve që përbëjnë vepër penale, policia e Lezhës ka bërë të mundur finalizimin me sukses të operacionit të koduar ?Lissus?.

Burimet policore bëjnë me dije se në pranga ka rënë shtetasi me iniciale M.H., vjeç 24, banues në Tiranë.

Gjatë kontrollit fizik të ushtruar ndaj tij në një lokal në Lezhë, i është gjetur dhe sekuestruar nën cilësinë e provës materiale një sasi prej 198 gram lëndë narkotike e llojit ?Kokainë?, e fshehur nën rroba, e paketuar në 2 qese plastike.

Materialet proceduriale i kalun Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Lezhë për veprën penale ?Prodhim dhe shitje e lëndëve narkotike?. /CityNews

 

Lajmet e fundit nga