LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Thirrja në prokurori për dosjen “Habilaj”/ Reagon deputetja e PS

23 Nëntor 2017, 11:42, Aktualitet CNA

Deputetja e PS dhe ish-zv.ministrja e Brendshme, Elona Gjebrea ka mohuar lajmin se është thirrur në Prokurorinë e Krimeve të Rënda të dëshmojë për trafikun e drogës dhe çështjen “Habilaj”.

Gjebrea ka deklaruar për mediat se ?Lajmi se jam thirrur në Prokurori është i pavërtetë, por unë jam e hapur për të dëshmuar në çdo kohë.?

Elona Gjebrea mbuloi detyrën e zv.ministres së Punëve të Brendshme në kohën kur ministria drejtohej nga Saimir Tahiri, i cili po hetohet për lidhje me bandat kriminale dhe trafikun e drogës.

Gjebrea mbajti këtë post deri në prag të zgjedhjeve të 25 qershorit, kur u vendos në listën e kandidatëve për deputetë të PS./ CityNews

Lajmet e fundit nga