LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Një pasqyrë e shtrenjtë, për t’u dukur amerikanë!

23 Nëntor 2017, 20:11, Aktualitet CNA

Nga Mero Baze

Një raport i hollësishëm i BIRN, hedh dëshmi të pakundërshtueshme se Partia Demokratike e Lulzim Bashës, ka shpenzuar para të zeza për të paguar lobues të saj në Uashington, përmes të cilëve përpiqej të frymëzonte mbështetësit e saj përmes blerjes së mbështetjes amerikane para zgjedhjeve. Raportet dëshmojnë se rreth 1 miliardë lekë të vjetra janë harxhuar ndërkohë që Lulzim Basha ishte në çadër në Tiranë, pa llogaritur këtu pagesën në darkën e lobimit që është bërë për të dalë në fotografi me presidentin Trump.

Nuk është problem përse partitë shqiptare vazhdojnë ta kërkojnë shpresën tek lobuesit në Uashington për t?u dukur pro-amerikanë. Ambasada amerikane në Tiranë mund t?ua bëjë atë punë pa lekë, nëse duan të jenë vërtetë pro-amerikanë. Por kjo është histori tjetër.

Në këtë histori duhen gjykuar dy probleme të rënda. E para, përdorimi i pagesave në të zezë, të padeklaruara në sistemin tonë fiskal, çka hedh në erë kauzën e Partisë Demokratike për përdorimin e parave të zeza në fushatë. Vetë shifrat e raportuara si të paguara në Uashington tejkalojnë buxhetin e deklaruar të PD në zgjedhje, çka përbën mes të tjerash një vepër penale, për të cilën duhet të nisin hetimet.

Problemi i dytë është përdorimi i milionave për të trukuar portretin e një politikani të dështuar, i cili shpreson që me milionat e paguara në të zezë, t?u mbushë mendjen shqiptarëve, si ?i dërguari i Trumpit në Tiranë?.

Të dyja këto janë çështje që i kushtojnë shtrenjtë opozitës shqiptare.

Çështja e parë, ajo e pagesës në të zezë e kompanive lobuese, është një traditë e vjetër e PD. Në vitin 2005, ajo ka paguar në të zezë rreth 1 milionë dollarë për BG&R, kompania e parë lobuese amerikane që u angazhua në Tiranë, ndërkohë që bëri me të një kontratë formale për 500 mijë dollarë me një këst 20 mijë dollarë në muaj për 25 muaj, të cilat po ashtu i pagoi.

Por në atë kohë, më shumë binte në sy fakti që PD kishte marrë një kompani amerikane, se sa fakti se sa e paguante, e ku i gjente paratë. Paguesit e PD në atë kohë u bë një lob i përfolur për para të zeza, i shqiptarëve të Kosovës në Hamburg, që janë të njohur në industrinë legale të seksit dhe lojërave të fatit, të cilët dorëzuan pagesat e para për lobuesit, dhe që më vonë Berisha u hapi rrugën e lojërave të fatit në Shqipëri.

Tani nuk jam i sigurtq kë ka angazhuar PD si pagues në të zezë për kompanitë offshore, por është e sigurtë se disa nga koncesionet e dhëna në kohë të Berishës, që i kanë gjurmët në parajsat fiskale të Amerikës Latine, mund të jenë paguesit realë të këtyre parave.

Përtej këtij kurioziteti që përbën dhe objekt hetimi ligjor, ajo që hedh politikisht në erë kauzën e PD në këtë rast, është fakti që në kulmin e akuzave për përdorim të parave të pista nga Edi Rama në fushatë, Partia Demokratike po dëshmon se ka paguar në të zezë rreth 1 milardë lekë për lobuesit e saj në SHBA, të cilët jo vetëm që nuk i sollën ndonjë dobi PD, por rritën pritshmërinë në çadrën e saj me disa idiotë greko -amerikanë që vizitonin çadrën dhe flisnin në emër të Trumpit, sikur PD do vinte në pushtet pasnesër.

Pagesa të tilla bëjnë qesharake çdo kauzë të PD kundër parave të zeza në fushatë dhe tregojnë se ish- paratë e korrupsionit të pushtetit të Berishës, po vazhdojnë të ushqejnë kanale të paligjshme financimi, të cilat duhen hetuar thellë.

Problemi i dytë është dhe më i rëndë, pasi ka të bëjë me një investim të dështuar politik në PD, që tani po kushton dhe më shtrenjtë. Këto para, plus paratë e paguara në darkën e lobimit, ku Basha doli në fotografi me Trump, janë para të harxhuara për të mbyllur me pagesë, koston  që Basha shkaktoi në PD me politikën e tij. I dobësuar nga një betejë e dështuar pa rrugëdalje në çadër dhe i dërrmuar edhe më shumë nga lista e PD në zgjedhje, ai ka harxhuar miliona t?u mbushte mendjen demokratëve se vërtet kishte spastruar partinë, por kishte fituar SHBA.

Zgjedhjet treguan se ai është thjeshtë një harxhues parash, që ka blerë shtrenjtë një pasqyrë për t?iu dukur vetja amerikan, dhe ka hedhur në erë dhe kauzën e mundshme të luftës së PD për transparencë të financimit në fushatë zgjedhore. Është një shuplakë e re, që tashmë PD-ës, po ja jep për herë të dytë në surrat kryetari i emëruar i saj. Kryetari, që nuk po i kushton shtrenjtë vetëm si humbës zgjedhjesh, por dhe si shpenzues parash. /TemA

Lajmet e fundit nga