LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Ministri Ahmetaj tregon sfidat e punësimit

23 Nëntor 2017, 11:31, Aktualitet CNA

Ndërsa ishte i pranishëm paraditen e sotme në një takim të organizuar me një biznes privat, ministri i Financave dhe Ekonomisë, Arben Ahmetaj theksoi se në vend janë 36 mijë vende të lira pune që presin të plotësohen. Kërkesa sipas tij, vjen direkte nga sipërmarrja, por që ende nuk po mbushen.

Ndërsa duke ju referuar mandatit të shkuar, Ahmetaj theksoi se ?Mbi 200 mijë vende të reja pune që u krijuan në 4 vitete e fundit, 39% e vendeve të punës, a janë shumë? Debati mund të vazhdojë pa fund, por në pritje të asaj që duan punëkërkuesit jemi larg asaj që duam të arrijmë.?

Gjithashtu Ahmetaj tha se zyra e punës ka punësuar 87 mijë të papunë të regjistruar në zyrat e saj, pra 35% e të punësuarve kanë ardhur nga puna që ka bërë Zyra e Punës.

?Nuk është mjaft, mënyra se si kemi punuar, shifrat janë kokëforte, por Zyrat e Punës duhet të kthehen në zyrat që japin jetë, pasi u jepet jetë familjeve?- u shpreh Ahmetaj.

Ndër të tjera ministry tha se ?Sfida jonë është shumë e madhe, papunësia është duke u ulur, por ka shumë të papunë që kërkojnë punë. Sot kemi 36 mijë vende të lira pune, këto janë kërkesat direkte të sipërmarrjes, ndërkohë që ne kemi të papunë të regjistruar.

Sfida tjetër, pse nuk i mbushim dot këto vende të lira, kjo është sfida e arsimit profesional në vend, që megjithëse është rritur me disaherë si numër i nxënësve që ndjekin arsimin profesional, mbetet ende shumë për të bërë.?/ CityNews

Lajmet e fundit nga