Connect with Us

Kryemadhi akuza të forta Ramës, Tahirit e Çakos/ Po fshehin të kërkuarit e policisë

Aktualitet

Kryemadhi akuza të forta Ramës, Tahirit e Çakos/ Po fshehin të kërkuarit e policisë

Publikuar

-

Kryetarja e Lëvizjes Socialite për Integrim, Monika Kryemadhi, ka reaguar pas skandalit, se 3 ish-zyrtarë policia të shpallur tashmë në kërkim, janë larguar nga vendi.

Në një konferencë për mediat, Kryemadhi deklaroi se, Rama, Tahiri dhe Çako janë në dijeni të vendit se ku fshihen këta të kërkuar, por nuk tregojnë nga frika se mos ju del dhe atyre emri si të përfshirë në trafik droge.

Sipas Kryemadhit me fshehjen që po u bëjnë të akuzuarve, treshja e sipër përmendur po tregon se janë pjesë e bandës së Habilajve.

“Askush më mirë se sa Edi Rama nuk e di se ku fshihen të kërkuarit e Drejtësisë. Ai së bashku me mikun e tij dhe bashkëpunëtorin e tij Sajmir Tahiri janë në dijeni të çdo lëvizje të tyre dhe janë në dispozicion të fshehjes së tyre. Kjo për faktin e thjesht se kanë frikë, se nëse dikush nga ata flet, flet për çorbën që zien në kazanin e krimit, e cila do të nxjerrë në krye të saj emrin e Edi Ramës, njeriu që mban përgjegjësinë kryesore për kanabizimin dhe banditizmin e qeverisjes në Shqipëri.”, – tha Kryemadhi.

Kryemadhi u shpreh se më i frikësuari sot është vetë Haki Çako, me vartësit e tij.

Fjala e plotë e Kryemadhit:

Urdhërarrestet për 3 ish drejtuesit e lartë të Policisë së Shtetit janë faktet më të fundit alarmante për të treguar që rendi nuk ekziston më në Shqipëri. Përfshirja në trafikun ndërkombëtar të lëndëve narkotike të kupolës së Policisë së Shtetit vërteton edhe njëherë akuzat tona dhe të një pjese të medias se Narkoshteti nuk ka ndaluar aktivitetin e tij. Përkundrazi me fshehjen që po u bën 3 të akuzuarëve të drejtësisë po vërteton përpara shqiptarëve se vijon të jetë pjesë e banditizmit të Habiljave apo të bandave të tjera që kanë në pronësi drogën në Shqipëri.

Ky veprim i sotëm është në vazhdim të mbrojtjes së bandave të drogës dhe tregon edhe njëherë, se sot e kësaj dite nuk janë ndaluar nga policia 2 vëllezërit Habilaj, të cilët janë në kërkim. Askush më mirë se sa Edi Rama nuk e di se ku fshihen të kërkuarit e Drejtësisë. Ai së bashku me mikun e tij dhe bashkëpunëtorin e tij Sajmir Tahiri janë në dijeni të çdo lëvizje të tyre dhe janë në dispozicion të fshehjes së tyre. Kjo për faktin e thjesht se kanë frikë, se nëse dikush nga ata flet, flet për çorbën që zien në kazanin e krimit, e cila do të nxjerrë në krye të saj emrin e Edi Ramës, njeriu që mban përgjegjësinë kryesore për kanabizimin dhe banditizmin e qeverisjes në Shqipëri. Njeriu që sot ka frikë më shumë se 3 policët e akuzuar për trafik, por edhe më shumë se sa vetë Haki Çako apo drejtues të tjerë të policisë që janë njësoj të implikuar në trafikimin dhe bashkëpunimin me bandat kriminale, me të njëjtat banda që garantuan fitoren me votat e blera, me paratë e krimit, të njëjtat banda që i japin sot garancinë Edi Ramës se do të vijojë të drejtojë Shqipërinë.

LEXO EDHE:  “Nga bebja në bebe”/ Kryemadhi shpjegon mekanizmin financiar për çdo foshnjë që lind

Ndaj sot më shumë se kurrë Fronti ynë Opozitar kundë krimit të organizuar dhe mafies që mban peng pushtetin e blerë më votat e drogës duhet të bashkojmë forcat dhe të shporrim njëherë e mirë nga pushteti këtë lloj politikani që është përlyer në pazare dhe trafiqe me banditë.

Sot Edi Rama dhe oborri i tij heshtin për skandalin e radhës, hesht ish-ministri dhe Drejtori I Përgjithshëm I Policisë, por ta kenë të qartë se heshtja e tyre nuk do ti shpëtojë dot as nga fajësia dhe përgjegjësia që kanë për katastrofën ku po çojnë Shqipërinë. Sot dua të përshëndes deklaratën e Ambasadorit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës në OSBE për gjuhën e tij të drejtpërdrejtë në këtë situatë për të cilën ndodhet Shqipëria.

LSI ka të njëjtin qëndrim të palëkundur se korrupsioni dhe kriminaliteti ngelen pengesat më të mëdha për zhvillimin e Shqipërisë. Kjo deklaratë e cila flet me emra të përveçëm dhe vendos gishtin mbi plagë është e kundërta e gjuhës së rrumbullakosur që kemi dëgjuar rëndom për këtë situatë kritike ku krimi dhe droga janë ulur këmbëkryq në qeverisjen e Rilindjes. /CityNews

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania

Aktualitet

Rregullohet ligji i SPAK/ Kraja: Lehtësohemi nga korrupsioni i rrugës, do shtohen rezultatet

Publikuar

-

Nga

Rregullohet ligji i SPAK, Kraja: Lehtësohemi nga korrupsioni i rrugës, do shtohen rezultatet

Arben Kraja, kreu i SPAK thotë se Struktura e Prokurorisë së Posaçme ka qenë pjesë e grupit të punës që ka propozuar ndryshime në reformën e drejtësisë. Ai tha se bëhet fjalë për ndërhyrje për kompetencat mbi hetimin e korrupsionit të nivelit të ulët që të hiqet si pjesë e hetimeve të SPAK.

Për vitin e parë të ekzistencës së SPAK ka pasur prurje nga individë dhe institucione dhe nisur nga baza ligjore nuk të lejon që të bësh përzgjedhje, kjo gjë tha z. Kraja gjatë intervistës për Euronews Albania ka sjell dhe një situatë bllokuese në institucionin që ai drejton.

Gjithashtu, Arben Kraja theksoi se “mungesa e BKH e ka vështirësuar punën e funksionimit të SPAK”, që është struktura e hetimit në ndihmë të prokurorëve të SPAK. Ndryshimet e propozuara së fundmi shto ia kanë marrë dhe dakordësinë e ndërkombëtarëve.

LEXO EDHE:  “Mos kërkoni nga ne “nënë e babë”/ Rama: E gjeta Shqipërinë rrumpallë

LEXO EDHE:  Dënimi i Bashës/ Rama: Në pritje 40 procese të tjera

I pyetur nga gazetari Eni Ferhati nëse SPAK po heton “peshq të mëdhenj”, z. Kraja u tregua hermetik duke thënë se për të çdo person që shkel ligjin nuk duhet të kalojë pa u ndëshkuar.

“Gjatë vitit të kaluar kemi hetuar mbi 500 procedime penale. Koncepti i peshqve të mëdhenj apo të vegjël është koncept figurative nuk është koncept ligjor. Parimi jonë I punës është që ata që shkelin ligjin duhen ndëshkuar dhe nuk duhet të kalojnë pa u ndëshkuar.

Muajin e fundit janë dhënë vendime dënimi për 30 apo 40 të pandehur nga gjykata, me vendime konfiskimi që shkon deri në 300 mijë metra katrorë tokë që I kthehen shteti apo deri në 5 milionë euro që i kthehen shtetit në administrim. Padyshim që do të ketë më shumë në të ardhmen”, deklaroi z. Kraja./euronews

 

LEXO TE PLOTE

Bota

Bombarduesi strategjik i SHBA fluturon mbi kryeqytetet baltike

Publikuar

-

Nga

Bombarduesi strategjik i SHBA fluturon mbi kryeqytetet baltike

Forca Ajrore e SHBA tha se një bombardues amerikan me aftësi bërthamore me rreze të gjatë veprimi fluturoi të mërkurën mbi kryeqytetet e Lituanisë, Letonisë dhe Estonisë.

Fluturimi u bë në shenjë solidariteti me aleatet e NATO-s, mes shqetësimeve të Perëndimit për një shtim të agresivitetit të Rusisë.

Ky mision dërgon një mesazh të qartë se angazhimi ynë ndaj aleatëve tanë të NATO-s është i patundur,” tha gjenerali Jeff Harrigian, komandanti i Forcës Ajrore të SHBA në Evropë dhe në Afrikë.

“Ne jemi këtu së bashku”, tha ai.

Lituania, Letonia dhe Estonia që dikur qeveriseshin nga Moska, janë sot anëtare të NATO-s dhe Bashkimit Evropian.

Të treja vendet baltike kanë pranuar trupa të NATO-s dhe të SHBA-së në tokën e tyre që nga viti 2014, kur Rusia pushtoi gadishullin e Krimesë të Ukrainës, e cila nuk është anëtare e aleancës.

LEXO EDHE:  “Nga bebja në bebe”/ Kryemadhi shpjegon mekanizmin financiar për çdo foshnjë që lind

LEXO EDHE:  “Nga bebja në bebe”/ Kryemadhi shpjegon mekanizmin financiar për çdo foshnjë që lind

Bombarduesi, që fluturoi të mërkurën, është një nga katër avionët e këtij lloji të dislokuar në Norvegji më 22 shkurt, për të operuar në rajonin strategjik të Arktikut për disa javë.

Është hera e parë që ky lloj avioni vendoset në Norvegji. Bombarduesit shoqërohen nga një personel i Forcës Ajrore të SHBA prej 200 vetash.

Norvegjia, anëtare themeluese e NATO-s, ka kufi të përbashkët me Rusinë në Arktik./ VOA

LEXO TE PLOTE

Politikë

“Bashkëpunim taktik me Topallin”/ Patozi zbulon marrëveshjen me ‘Lëvizjen për Ndryshim’

Publikuar

-

Nga

“Bashkëpunim taktik me Topallin”/ Patozi zbulon marrëveshjen me 'Lëvizjen për Ndryshim'

Koordinatori i Bindjes Demokratike, Astrit Patozi ishte i ftuar mbrëmjen e sotme në Report tv, ku ka folur për situtën parazgjedhore.

Ai tha se partia e tij do të dalë e vetme në zgjedhjet e 25 prillit, por do të ketë një bashkëpunim taktik para elektoral me partinë e Jozefina Topallit.

“Unë dhe topalli nuk jemi kaq të mërzitu, ne jemi në komunikimin, kemi pasur takime dhe jemi përpjekur të arrijmë një rezultat, qëllimi ynë është i përbashkët, synimet e njëjtat por vendosëm që të kandidojmë me lista të veçanta.

Ne kemi një marrëveshje do të kemi një bashkëpunim taktik para elektoral, ku gjatë zgjedhjeve do të përpiqemi të mos i prishim punë njëri-tjetrit por ta mbështesim në qarqe sipas rastit”, tha Patozi./CNA.al

LEXO TE PLOTE