LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Kreshnik Çollaku: Këshilli Bashkiak shkeli rregulloren, miratoi aferat korruptive 

23 Nëntor 2017, 19:36, Aktualitet CNA

Në një deklaratë të dhënë për mediat, kreu i këshilltarëve të PD në Këshillin Bashkiak të Tiranës, Kreshnik Çollaku, ka reaguar pas largimit nga salla, pasi nuk po votoheshin çështje të rendit të ditës.

Të fjalën e tij Çollaku është shprehur se Këshilli Bashkiak ka shkelur Rregulloren për miratimin e 2 vendimeve korruptive, ku së pari bëhet fjalë për një favorizim të paligjshëm të një biznesi taksish, në shkelje të konkurencës dhe së dyti zëvendësimi i palmave (600 mijë euro) me pisha është aferë korruptive prej 2.5 milionë euro, ku vtëm 1 pishë kushton 5 milionë lekë.

Çollaku ka pohuar se  PD nuk u bë pjesë e farsës në favor të oligarkëve dhe në ditët në vijim pritet të zbardhen aferat.

Fjala e plotë:

?Siç e keni ndjekur sot gjatë ditës, në mbledhjen e Këshillit Bashkiak, këshilltarët e Partisë Demokratike kanë qënë pjesë e debateve konstruktive për çështjet e parashikuara në rendin e ditës. Kemi dhënë argumenta, kritikat dhe oponencën por edhe mbështetjen në ato që na janë dukur racionale dhe në shërbim të qytetarëve të Tiranës. Në mënyrë të papritur, jashtë çdo lloj procedure të mbledhjes, jashtë çdo lloj detyrimi të rregullores, nga grupi i maxhorancës është tentuar të imponohej dy vendime për tu diskutuar në mbledhjen e Këshillit, për të cilat në dijeni janë vetëm krerët e grupit të maxhorancës. Asnjë komisioni nuk i ka trajtuar projekvendimet dhe nuk janë mbledhur. Asnjë këshilltar, jo vetëm të opozitës por edhe një pjesë e mirë e maxhorancës nuk ishin në dijeni të këtyre projektvendimeve dhe për këtë shkak po tentohet me forcën e kartonave në mënyrë abuzive që ato të kalojnë në mënyrë të dhunshme duke thyer çdo etikë, çdo kod, çdo respekt të mandatit të këshilltarëve, çdo procedurë të ndjekur deri më sot.

Një nga këto projektvendime është aferë e pastër, një shërbim dhe favorizim që i bëhet një biznesi taksish në kryeqytet në kundërshtim dhe në dhunim me normat normale të konkurencës dhe respektit të biznese të tjera. Për më tepër në dhunim flagrant të institucionit të Këshillit Bashkiak, pa dijeninë e këshilltarëve, në mënyrë klandestine dhe ky process po ndodh në mënyrë fallso dhe fasadë në këto momente në Këshill.

Në këtë situatë ne kemi vendosur të mos jemi fasadë e kësaj historie të shëmtuar, abusive dhe të këtij monopoli që duan të krijojnë për interesa oligarkësh të caktuar e interesash private që do ti zbardhim në ditët në vijim.

Gjithashtu pjesë e vendimeve të shëmtuara e të turpshme që ky Këshill Bashkiak i dominuar dhe në dhunën e kartonave socialistë, është edhe një aferë e pastër korruspioni, një aferë e rëndë për xhepat e qytetarëve, është historia e palmave. Palmat e nglura në mënyrë të marrë nga kjo maxhorancë përgjatë autostradës me një kosto të jashtëzakonshëm për xhepat e qytetarëve, sepse qytetarët e Tiranës duhet të dinë se kosto e një palme ka qënë mbi 5 mijë euro, dhe duke qënë se palma u thanë dhe kjo marrëzi u diskretitua në mënyrë publike, duke se mekanizmi i korrupsionit dhe aferave kërkon një akrburant tjetër. Dhe karburanti tjetër e kanë gjetur. Kanë vendosur të shkulin palmat e të ngulin pishat. Qytetarët e Tiranës duhet ta dinë se kostoja e një pishe që duan të mbjellin me këto vendime të turpshme që po marrin në atë sallë, është 5 milionë lekë të vjetra. Vetëm një pishë kushton 5 milionë lekë. Imagjinoni se sa vakte ushqimore për fëmijët, sa shkolla do të ishin ndërtuar apo rehabilituar në rast se këtyre oligarkëve dhe këtyre njerëzve totalisht pa asnjë lloj shenje përgjegjesie në interes të qytetarëve, nuk do ti kishin rezistuar tundimit për të vjedhur e grabitur.

Vendimi që po marrin është një absurditet i radhës. Harxhohen 2.5 milionë euro nga taksat e qytetarëve të Tiranës për të shkulur palma e për të ngulur pisha. Është e tupshme, komike dhe tragjike duke menduar që ky abuzim ndodh me paratë e taksapaguesve shqiptarë dhe të Tiranës që vetëm para disa javësh u ngarkuan me një taksë të re për ujin, që do e paguajë çdo qytetar i Tiranës. justifikimi për taksën e ujit ishte se nuk na dalin fondet që të bëjëm rehabilitim në rrjet ndërkohë që harxhohen 2.5 milionë euro për të ngulur pisha të cialt me projektin e zgjerimit të autostradës, për një vit apo dy do të hiqen prap. Pra është një abuzim i turpshëm dhe i pamerituar për llogjikën e qytetarisë  në këtë kryeqytet, pavarësisht bindjeve politike.

Këshilltarët  PD nuk mund të bëjnë pjesë e kësaj fasade, nuk mund të bëhen pjesë e këtij krimi që po u bëhet qytetarëve të Tiranës ndaj ne sot kemi refuzuar këtë teatër të shëmtuar sepse në fund të fundit siç thuhet në fjalët e urta; turpin çdo njeri e ka për vete. Këta njerëz që abuzojnë me mandatin dhe besimin e qytetarëve të Tiranës dhe votuesit e tyre në mos paçin turp nga qytetarët e Shqipërisë, të kenë turp para atyre njerëzve që i kanë votuar dhe besuar dhe sot detyrohen të paguajnë tekat e tyre, korrupsionin e tyre me taksa të shtrenja të cilat çdo familje e Tiranës do të fillojë ti provojë në kurriz. Beteja jonë do të vazhdojë, do të denoncojmë, do të monitorojmë por ne nuk mund të bëhemi as fasadë dhe as makiazh i kësja histori të turpshme e mafioze ku vetëm mënje të mbrapshta mund të provojnë historira të tilla të abuzimit flagrant me fondet dhe me mundimin e qytetarëve?. /CityNews

Lajmet e fundit nga