LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Dosja “Habilaj”/ Gazetarja: Pse nuk u lëshuan më herët fletë-arrestet për ish-drejtuesit e Policisë

23 Nëntor 2017, 20:29, Aktualitet CNA

Gazetarja e kronikës, Klodiana Lala, duke folur në emisionin ?Të Paekspozuarit? në ?News24?, deklaroi se fletë-arrestet u bënë pasi Prokurorët e Krimeve të Rënda, kanë në duart e tyre, dosjen e plotë të Katanias, me përgjimet e Habilajve.

?Ata akuzohen për kultivim të lëndëve narkotike. Prokuroria e krimeve të rënda, vendosi t?i drejtohet gjykatës për masë sigurie, në momentin që mori në dorë dosjen e dytë që erdhi nga Katania. Këta zyrtarë dalin të implikuar në këtë dosje. Së dyti ka pasur një hetim në maj-prill të 2016-të, dhe ka nisur një hetim nga prokuroria e krimeve të rënda?, u shpreh Lala.

Gazetarja e kronikës deklaroi gjithashtu, se edhe SHISH ka raportuar për këta 3 ish-drejtues të lartë të Policisë së Shtetit.

?Gjithashtu ka pasur edhe më herët raporte nga shërbimi informativ, mbi një informacion që ka ardhur dhe është nisur një hetim në Vlorë, për kultivim të lëndëve narkotikeve. Bëhej fjalë për sasinë e 26 tonëve në ato kohë, ku u përgjua oficeri Renato Avdulaj, si i dyshuar pëer lidhje me një grup kriminal. Në kuadër të këtyre hetimeve, ka prova konkrete që sipas prokurorisë janë përfshirë me Habilajt? ? shtoi më tej gazetarja.

Por kush është Jaerd Çela, i shefi i Policisë së Vlorës, i cilësuar si i paprekshëm?

?Çela, ka goditur bandën e tritolit Julian Sinanaj, i cili u transferua nga Durrësi në Vlorë, ai pati një pushtet të pakufizuar në atë kohë. Për një kohë të gjatë ska pasur komunikim me Çakon, por lidhjet i ka pasur me Tahirin, dhe ky është fakt i njohur botërisht. Mardhëniet e policisë së Vlorës me prokurorinë kanë qenë të tensionuara?, përfundoi deklaratën Lala./TPZ.AL/

Lajmet e fundit nga