LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Demokratët akuzojnë Ristanin/ Je i dështuar dhe i paaftë

23 Nëntor 2017, 13:56, Aktualitet CNA

Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Demokratike të Shqipërisë, Arben Ristani ndërsa ka zhvilluar një takim me seksionin numër 3, në Qytetin e Korçës, është gjendur përballë një sërë akuzuash nga demokratët e qytetit juglindorë.

Kjo për arsye se takimi është zhvilluar me një sërë shkeljesh, duke qenë se nuk kishte kuorum.

Nga 44 veta që duhet për të formuar kuorumin në takim kanë marrë pjesë vetëm 12 anëtarë, gjë që tregon zhgënjimin e demkoratëve korçarë ndaj Partisë Demokratike dhe udhëheqësve të saj.

Në këto rrethana, anëtarët seksionit e kanë  kryqëzuar Ristanin, i cili gjendur dhe i vënë përballë akuzash ka  tentuar të mbrohet duke thënë, se kush të dojë mund të largohet nga PD ?ja.

Ka qenë e menjëhershme kundërpërgjigja e anëtarëve, të cilët i kanë thënë se nuk janë në PD as për Lulzim Bashën dhe as për Arben Ristanin.

Sipas anëtarëve , nëse Basha është gënjeshtar dhe i paaftë njëherë, Ristani është dy herë i paaftë, gënjeshtar dhe njëherësh përgjegjës sa Basha për humbjen e PD-së, në Korçë./ CityNews  

 

Lajmet e fundit nga