Connect with Us

Bleona sherr me ndjekësen në Instagram: “Kafsha e egër e pyllit”

Aktualitet

Bleona sherr me ndjekësen në Instagram: “Kafsha e egër e pyllit”

Publikuar

-

Videoja ku Bleona Qereti tregon procedurën e ngrirjes së vezëve vazhdon të ngjallë shumë komente mes njerëzve, dhe një prej tyre u prit me një kundërpërgjigje të ashpër nga ana e Bleonës.

Pasi një komentuese i shkroi se Bleona s’është gjinekologe që t’i mësojë të evitojnë shtatzëninë e padëshiruar, Bleona iu kundërpërgjigj duke e quajtur “injorante” dhe duke i sqaruar se ngrirja e vezëve nuk bëhet për të evituar shtatzëninë por krejt e kundërta. Ajo publikoi në Instagram replikën me gruan, ku pasi i thotë “kafshë e egër e pyllit”, i sqaron se kjo procedurë bëhet për të ruajtur vezët që të mund të kesh fëmijë edhe më vonë.

“Sqarim për idiotët me brirë!!!”, shkruan Bleona në Instastory.

“Ti e dashur Bleona mos mendo për të gjitha femrat, në 2017-ën jemi të afta të evitojmë shtatzëni të padëshiruara pa këshillat e tua. Profesioni yt nuk është mjekt gjinekoloh. Unë të këshilloj të shkosh tek një psikolog i zotë. Nuk je fare në vete dhe jep mesazhe negative për vajzat që po rriten.”

Ky koment u pasua nga përgjigja e papërmbajtur e Bleonës:

“O kafsha e egër e pyllit!! Kjo procedurë nuk bëhet për të evituar “shtatzëninë e padëshiruar”, është pikërisht e kundërta: bëhet pikërisht për të mos humbur mundësinë të bëhesh nënë nëse nuk ke partner dhe nuk ke jetë seksuale aktive dhe ke frikë se do të ngelesh pa fëmijë!!!!

Siç the dhe vetë ti e paske zgjidhur problemin e “shtatzënisë së padëshiruar”, prandaj vazhdo “puno fort”. Injorante.”

Videoja e ngrirjes së vezëve u shpërnda nga Bleona në Facebook më 10 nëntor. Aty, shfaqej shumë entuziaste për këtë procedurë që, siç tregoi Bleona, është një shpëtim për të gjitha gratë që duan të bëhen nëna, por nuk kanë gjetur ende njeriun e duhur, në mënyrë që të mund të kenë fëmijë edhe më vonë, kur mund të mos kenë vezë mjaftueshëm për të ngjizur një fëmijë.

Të nesërmen, dhjetëra lajme më vonë, Bleona bëri një kundërpërgjigje të gjatë ndaj komenteve, duke shkruar:

“Nuk kam ndërmend t’ju sqaroj arsyet dhe të gjithë procesin mjekësor, por përpara se të me gjykoni dhe shfaqni injorancen tuaj haptazi me frustrime prej kafshësh nëpër komente, mundohuni te mendoni dhe për ndjesitë e tjetrit që gjendet në anën tjetër të ekranit… nuk ka asgje me te rendesishme per mua sesa krijimi i nje femije!!!! Eshtë gjëja që dua më shumë, por kurrsesi nuk mund të bëj pakt me jetën time që të lind një fëmijë me një partner që nuk e dua. Turp nuk eshte te ngrish vezet- turp eshte te besh femije me nje njeri qe nuk e do vetem e vetem qe te ngelesh shtatzëne!!! Në këtë pikë ndryshojmë ne: ju e bëni, unë JO.”/CityNews

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania

Komentoni

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Aktualitet

370 të helmuar në Krujë/ Dalin analizat paraprake të ujit, ja çfarë u konstatua

Publikuar

-

Nga

Ndotja e ujit në qytetin e Krujës, që për pasojë solli edhe helmimin masiv të dhjetëra qytetarëve, ka ardhur për shkak të amoniakut në ujë mbi normë.

Bashkia e Krujës ka publikuar dhe reagimin e Ujësjellës Kanalizime ku thuhet se  “Nga të dhënat paraprake të analizave fiziko-kimike të deritanishme, dyshohet se reshjet e dendura të shiut ditën e shtunë pasdite dhe në orët e para të ditës së dielë, në të gjithë territorin e Bashkisë Krujë dhe në veçanti në Malësinë e Krujës ku ndodhen veprat e marrjes së ujësjellësit, të kenë sjellë kontaminimin e ujit të pijshëm, ku paraprakisht është konstatuar prezencë e amoniakut mbi normë”.

Reagimi i plotë:

REPUBLIKA E SHQIPERISË

UJËSJELLËS KANALIZIME KRUJË SHA

NJOFTIM

Në vijim të situatës së ndodhur në qytetin e Krujës, ku gjatë ditës së djeshme, e Hënë datë 25/10/2021, janë paraqitur për ndihmë mjekësore një numër i konsiderueshëm banorësh pranë Spitalit Bashkiak “Stefan Gjoni” Krujë me komplikacione shëndetësore, të cilat dyshoheshin si shkak prej konsumimit të ujit të pijshëm, sqarojmë si vijon :



Menjëherë, si masë e parë prej dyshimit të ngritur, në orën 10:30 të ditës së Hënë, Ujësjellës Kanalizime Krujë sh.a ka ndërprerë furnizimin me ujë të pijshëm për banorët e qytetit të Krujës dhe nga ana e Njësisë Vendore të Kujdesit Shëndetësor janë kryer analizat e ujit në burim, në depot e qytetit dhe në pikat fundore të rrjetit shpërndarës. Gjithashtu, nga ana e Institutit të Shëndetit Publik janë marrë mostra të ujit dhe disa kampione tek pacientët e hospitalizuar për të analizuar dhe gjetur shkaqet më të detajuara.

Nga të dhënat paraprake të analizave fiziko-kimike të deritanishme, dyshohet se reshjet e dendura të shiut ditën e shtunë pasdite dhe në orët e para të ditës së dielë, në të gjithë territorin e Bashkisë Krujë dhe në veçanti në Malësinë e Krujës ku ndodhen veprat e marrjes së ujësjellësit, të kenë sjellë kontaminimin e ujit të pijshëm, ku paraprakisht është konstatuar prezencë e amoniakut mbi normë. Gjithsesi ky rast mbetet për tu verifikuar pasi analizat periodike te kryera nga laboratorët e NjVKSh përpara kësaj periudhe, kanë rezultuar të jenë në norma optimale. Dje janë analizuar edhe mostrat e ujit nga veprat e marrjes në Shkretë dhe në burimin e Livadheve, ku parametrat fiziko – kimike të të cilëve kanë rezultuar të jenë vazhdimisht brënda normave. Sot, janë analizuar nga NjVKSh mostrat e marra nga depozitat e qytetit të cilat kanë rezultuar brënda normave të lejuara. Gjithsesi, jemi në pritje edhe të analizave më të detajuara mikro – biologjike nga ISHP, të cilat do të japin të dhëna më të detajuara të normave të komponentëve të ujit dhe do të shërbejnë për çertifikimin e furnizimit në vijim të popullatës me ujë të pijshëm.

Përsa i përket furnizimit të popullatës me ujë të pijshëm në ditët në vijim, sqarojmë se UKK Krujë po vijon me dezinfektimin e depove të qytetit me anë te proçesit të klorinimit, ndërkohë analizat fiziko–kimike dhe ato mikrobiologjike do të çertifikojnë ri-fillimin e furnizimit me ujë të pijshëm për banorët.

Në mënyrë që të shmanget çdo rast i mëtejshëm kontaminimi, kërkohet që të mos konsumohet uji në depozitat familjare dhe dhe të bëhet zbrazja e tyre me qëllim pastrimin përfundimtar të rrjetit deri në pikat fundore.

Ndërkohë që autorizimi i përdorimit të ujit të pijshëm do të njoftohet nga UKK Krujë dhe Bashkia Krujë, pas çertifikimit të analizave përfundimtare nga ISHP të pikave fundore të shpërndarjes në të gjitha zonat e qytetit të Krujës.

Ekipi i punës i ngritur për manaxhimin e situatës me specialistët e UKK Krujë, Spitalit bashkiak të Krujës, Njësisë Vendore e Kujdesit Shëndetësor si dhe Institucioneve të tjera lokale dhe Qendrore, janë në gatishmëri për t’Ju përgjigjur kësaj situate deri në normalizimin e saj, situate e cila fatmirësisht po shkon drejtë stabilizimit pas komunikimeve të fundit me Spitalin Bashkiak.

 

LEXO TE PLOTE

Aktualitet

Vjedhin energji elektrike për mbijetesë/ 115 persona janë nën akuzë

Publikuar

-

Nga

Më shumë se 8 persona vihen nën hetim nga prokuroria çdo ditë, si pjesë e aksionit kundër vjedhjes së energjisë të filluar dy javë më parë nga policia pas sinjalizimeve të OSHEE-së.

115 persona janë nën akuzë, një pjesë e tyre janë në arrest. Shumica e tyre janë përdorues familjarë.

Avokati Edvis Gorishti tregon se shumica e të arrestuarve për ndërhyrje në sahat, e bëjnë për arsye të kushteve ekonomike.

“Është e vërtetë që janë shtuar rastet në gjykatë gjatë 2 javëve të fundit. Un kisha një masë sigurimi të dielën dhe për të mbrojturin prej meje i cili ishte arrestuar në flagrancë për shkak se kishte ndërhyrë në sahat, gjykata caktoi masën detyrim paraqitje. Kjo është për shkak të rrethanave familjare dhe kushteve ekonomike”, u shpreh Edvis Gorishti.

LEXO EDHE:  Enca tërbon rrjetin/ Provokon ndjekëset: Edhe burri jot e di se…

LEXO EDHE:  "Plas keq" mes Argjendit dhe Julit: Mbylle gojën, je shumë i shpifur

Shumica e shkelësve janë banues në zona ta varfra të vendit, përfshi periferinë e Tiranës.



Euronews Albania ka parë dosjen e akuzës kundër një qytetari të arrestuar. Dëshmia e tij është emocionale.

“E kam bërë duke qenë se jetoj në kushte shumë të vështira, pasi kam bashkëshorten shumë të sëmurë. Muajit e fundit deri edhe para katër ditësh ka kryer disa operacione, është invalide dhe qëndron në karrocë”, u shpreh qytetari.

Vjedhja e energjisë dënohet deri në 3 vite burg. Për ata që e përsërisin apo bashkëpunojnë në grup, dënimi rritet deri 5 vite burg.

Entit Rregullator i Energjisë pohon se gjatë vitit 2020, 60% e humbjeve të energjisë kanë ardhur nga vjedhja. Vlera e tregut e energjisë së vjedhur gjatë vitit 2020 është vlerësuar nga Euronews Albania në rreth 32,3 milionë euro./euronews

LEXO TE PLOTE

Politikë

Vettingu i politikanëve/ Fuga: Opozita ka probleme në kërkesat e saj

Publikuar

-

Nga

cna news, cna lajme, lajme cna, lajme flash cna, cna.al, cna lajme politike, cna kronike, cna lajme bote,

Akademiku Artan Fuga, ka folur për vettingun e politikanëve.

Në një intervistë me Syri tv,  Fuga thekson se deputetët duhet të marrin ata dënime, që marrin qytetarët dhe të mos kenë asnjë imunitet.

Ndërsa theksoi se opozita ka problem në kërkesat e saj, pasi nuk mundet që një e dy të ndryshojmë Kushtetutën.



“Vettingu i politikanëve është kërkesë e qytetarëve shqiptarë. Politikanët të marrin ata dënime, që marrin qytetarët. Deputetët të mos kenë asnjë imunitet, të dënohen ata që shkelin ligjet. Ata që bëjnë gabime, të shkojnë e të dënohen. Këtë konsideroj pastrim të politikës, por kjo kërkon drejtësi të pakapur. Drejtësia është nën influencat politike. Opozita ka probleme në kërkesat e saj. Nuk mundet që një e dy të ndryshojmë Kushtetutën.

Nisma i largohet parimeve të Kushtetutës dhe konventeva të të drejtave të njeriut që ka firmosur Shqipëria, i largohet ligjeve të BE-së, që ne kërkojmë të afrohemi. Qëllimi mund të jetë i mirë, por se legjislacioni ka shumë rëndësi. Edhe kur thuhet se ky njeri nuk duhet që të zgjidhet përjetë, është paksa shkelje e të drejtave të njeriut, sepse duhet t’i përmbahemi konventave ndërkombëtare për të drejtat njerëzore”, u shpreh Fuga./CNA.al

 

LEXO TE PLOTE