LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

U shpall në kërkim nga policia/ Oficeri i policisë largohet nga vendi

22 Nëntor 2017, 21:04, Aktualitet CNA

Efektivi i policisë, për të cilin Prokuroria e Krimeve të Rënda ka kërkuar arrestimin e tij si zyrtar i përfshirë në dosjen “Habilaj”, mësohet se është larguar nga vendi.

Sipas informacioneve jozyrtare të SYRI.net, mësohet se Gjergji Kohila është larguar për në Greqi dhe për herë të fundit është parë në Sarandë një ditë pas publikimit të dosjes “Habilaj”.

Oficeri i policisë është tashmë i shpallur në kërkim për akuzën e trafikut të lëndëve narkotike. Sipas po të njëjtave burime mësohet se ai ka lidhje familjare me eksponentë të PS në rrethin e Sarandës, pasi është nipi i ish-kryetarit të PS Delvinë, Agron Kohila, dhe kusheri me ish-kryetarin e FRESSH Sarandë, Ardit Kohila. /CityNews

Lajmet e fundit nga