Connect with Us

Shpërthimi në Ballsh/ Katastrofa që krijon mafia Sula-Rama

Aktualitet

Shpërthimi në Ballsh/ Katastrofa që krijon mafia Sula-Rama

Publikuar

-

Një tjetër denoncim është bërë nga ish-kryeministri Sali Berisha ditën e sotme.

Në një postim në rrjetet sociale, ish-kryeministri Berisha shkruan për shpërthimin që ndodhi në Rafinerinë e Ballshit mëngjesin e sotëm me pasojë plagosjen e një punëtori, nisur nga denoncimi i një banori të atjeshëm.

Sipas këtij denoncimi, shpërthimi në Ballsh ndodhi për shkak të mungesës së kushteve të sigurisë për punëtorët dhe banorët.

Në postimin e tij, Berisha denoncon katastrofen mjedisore qe sipas tijn shkakton uzina e mafies Sula – Rama si dhe shkarkimet e gazrave pa asnje kontroll ne ajer, gjithashtu dhe hedhjen e mbetjeve toksike ne Gjanice.

Postimi i plotë:

Shperthim ne Rafinerine e Ballshit!

Qytetari dixhital denoncon:
-Nje shperthim ne rafinerine e Besos se Partise dhe Olsit ne Ballsh.
– Plagosjen rende te nje puntori nga shperthimi i perseritur here pase here dhe qe nje vit me pare i mori jeten nje puntori.
-mungesen e kushteve te sigurise ne pune per puntoret por edhe banoret e zones
-katastrofen mjedisore qe shkakton uzina e mafies Sula – Rama si dhe shkarkimet e gazrave pa asnje kontroll ne ajer, gjithashtu dhe hedhjen e mbetjeve toksike ne Gjanice.

LEXO EDHE:  “Braktisja e familjeve në nevojë, kriminale”/ Bardhi thirrje Ramës: Lëri fjalët boshe dhe teatrin

Lexoni mesazhin e qytetarit dixhital. sb

“Pershendetje doktor .jam nje qytetar mallakastriot. Sot ne oret e para te mengjesit ne rafinerine e ballshit ka ndodhur nje shperthim i fuqishem me pasoje demtimin e nje punonjesi dhe ndotje mjedisore qe ne cdo vend te zhvilluar do te rezultonte me pezullimin e menjehershem te punes ne kushte mizerabel si dhe marrjen e masave per evakuim te pakten te banoreve qe jetojne disa dhjetra metra afer si dhe nje shkolle qe ndodhet disa qindra metra larg.Ky eshte rast i perseritur pasi disa muaj me pare nje punonjes humbi jeten nga nje shperthim i ngjashem. Pa permendur ajrin qe thithim cdo dite dhe shkarkimet qe kryen cdo dite ne lumin Gjanica. Te pakten qe mund te bejne administratoret eshte qe here pas here te bejne rimont sic behej dikur per te shmangur rrjedhjet dhe te vendosin filtra qe te minimizohet ndotja . E duam jeten tone dhe te femijeve tane ndaj denoncoj. Respekte .”/ CityNews

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Politikë

Korrupsioni i liderave politikë/ Berisha krahason Nanon dhe Ramën

Publikuar

-

Nga

Berisha i nxjerr videon Ramës/ Ja pse Shqipëria nuk i hap negociatat

Ish kryeministri Sali Berisha ka folur për korrupsionin në politikë i cili është kthyer në një shqetësim serioz në këto 30 vjet demokraci.

Në një interviste për “Zgjedhje 2021” Berisha ka akuzuar socialistët si personat të përfshirë në shumë afera, ndërsa ka hequr edhe një paralele mes Edi Ramës dhe Fatos Nanos.

Sipas tij, ky i fundit është një liliput i korrupsionit para Edi Ramës.

LEXO EDHE:  Tjetër goditje për arsimin shqiptar/ Oxfordi i Britanisë “shuplakë” Ramës

LEXO EDHE:  Berisha kërkon të ndërpritet seanca/ Minjtë e krimit nuk mund të fshihen pas thinjave të Majkos

Afera të tilla siç janë ndjeksa, afera siç është Agon Channel, siç do të jetë porti i Durrësit nuk ka lënë Fatos Nano. Megjithatë Fatos Nano vendosi një akt së pari rrotacionin e pushtetit dhe dha dorëheqjen nga Partia Socialiste. Fatos Nano është një liliput i korrupsionit para Edi Ramës”, u shpreh Berisha./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

Çështja e detit me Greqinë/ Basha: Do ta çojmë në gjykatën e Hagës

Publikuar

-

Nga

Kryetari i partisë Demokratike Lulzim Basha ka komentuar  çështjen e detit me Greqinë, duke u shprehur se këtë çështje do ta çojë në gjykatën e Hagës.

Më tej, në një interviste për Report Tv ai shprehet se kjo çështje është një nga dështimet e qeverisë dhe se PD synon ta përmbyllë këtë proces në përputhje të plotë me ligjin.

“Propozimi ynë nëse do ishte bërë realitet  do ta kishte tejkaluar këtë problem. Pas vendimit të gjykatës kushtetuese mbetej vetëm një rrugë, ajo e drejtimit tek gjykatat ndërkombëtare.

Demilitimi i zonës ekskluzive ekonomike do të kishte ndodhur tashmë. Pati një zvarritje të negociatave, pati prapë ndërhyrje dhe personalizim. Ky është një nga dështimet e politikës së jashtme që  i shtohen dështimet e politikës së brendshme të këtyre 8 viteve. Pa diskutim që dërgimi drejt gjykatës ndërkombëtare duhet të kishte ndodhur dhe do të kishte ndodhur tashme, e demilitimi i zonës ekonomike ekskluzive. Dhe ne do të synojmë ta përmbyllim këtë proces në përputhje të plotë me ligjin ndërkombëtarë. Por duke patur parasysh edhe mos ndryshimin e rregullave në mënyrë, në mes të lojës.”, shprehet Basha./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Bota

OBSH: Pandemia në fazë kritike, trajektorja po rritet

Publikuar

-

Nga

OBSH: Pandemia është në fazë kritike

Pandemia COVID-19 është në një fazë kritike, tha të hënën Organizata Botërore e Shëndetësisë.

Pas rënies së rasteve dhe të vdekjeve në fillim të vitit, situata globale është duke u përkeqësuar në javët e fundit, tha OBSH-ja.

“Jemi në një fazë kritike të pandemisë. Trajektorja e saj po rritet. Është duke u rritur në mënyrë dramatike”, tha Maria van Kerkhove, epidemiologe në OBSH.

Koronavirusi ka vrarë mbi 2.9 milionë njerëz prejse është shfaqur për herë të parë në fund të vitit 2019.

Mbi 136 milionë vetë janë infektuar në total.

Në nivel global, “kemi parë shtatë javë rresht të rasteve në rritje dhe katër javë të vdekjeve në rritje”, tha drejtori i përgjithshëm i OBSH-së, Tedros Adhanom Ghebreyesus.

Javën e kaluar është regjistruar “numri i katërt më i lartë i rasteve në një javë të vetme”, tha ai.

Rritja e rasteve vjen me gjithë shpërndarjen dhe administrimin e vaksinave në shumë vende të botës.

LEXO EDHE:  “Nuk e kam parë as në ëndrrën më të keqe”/ Rama gjen “fajtorin” për keqqeverisjen

LEXO EDHE:  Reforma në Drejtësi/ Rama: PD nuk e do reformën, por do ta votojë

Deri më tash, rreth 780 milionë vaksina janë administruar globalisht, por autoritetet shëndetësore thonë se duhet të vazhdojë veshja e maskave, si dhe ruajtja e distancës fizike, për të përmbysur trajektoren.

“Ne gjithashtu duam të shohim rihapjen e shoqërive dhe ekonomive, si dhe rifillimin e udhëtimeve dhe të tregtisë”, tha Tedros.

“Por, tani, njësitë e kujdesit intensiv në shumë vende janë të tejmbushura dhe njerëzit po vdesin. Kjo mund të shmanget”, shtoi ai.

Sipas tij, pandemia është larg fundit, por “ka shumë arsye për optimizëm”.

”Rënia e rasteve dhe vdekjeve gjatë dy muajve të parë të vitit tregon se ky virus dhe variantet e tij mund të ndalen”, tha Tedros./rel

LEXO TE PLOTE