LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Njerët të cilët dekorojnë shtëpitë për festat e fundvitit më herët janë më të lumtur

22 Nëntor 2017, 01:00, Aktualitet CNA

Vendosja e dekorimeve për festat e fundvitit mund t’ju bëjë të ndiheni më të lumtur duke ju kujtuar fëmijërinë tuaj, para se të merreni me përgjegjësitë dhe streset e të rriturve.

“Ndonëse mund të ketë një numër arsyesh simptomatike përse dikush do të donte të vendoste dekorimet para kohe, më së shpeshti për arsye nostalgjike ose për të rivitalizuar magjinë apo për të kompensuar neglizhencën e kaluar”, tha për UNILAD, Steve McKeown, psikoanalist, themelues i MindFixers dhe pronar i Klinika McKeown.

“Në një botë plot stres dhe ankth njerëzit pëlqejnë të shoqërohen me gjërat që i bëjnë ata të lumtur dhe dekorimet e Krishtlindjeve ngjallin ato ndjenja të forta të fëmijërisë.

Një studim i botuar në Journal of Psycology Mjedisore zbuloi se zbukurimet jashtë shtëpisë tuaj ju bën që çdo gjë të duket më miqësore.

Për disa njerëz, vendosja e dekorimeve të Krishtlindjeve është një mënyrë për të sjellë kujtimet e kohëve të mira./CityNews

Lajmet e fundit nga