LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

“Java e Fëmijëve pa përkrahje prindërore”/ Meta: Shteti t’i ketë prioritet

22 Nëntor 2017, 14:01, Aktualitet CNA

Presidenti i Republikës, Ilir Meta ngriti sot siparin e veprimtarive të Javës Presidenciale kushtuar fëmijëve pa përkrahje prindërore. Në bashkëpunim me Institucionin Kombëtar të Integrimit të Jetimëve Shqiptarë, në Institucionin e Presidentit të Republikës, në prag të Festës së Pavarësisë ? 28 nëntorit, u zhvillua veprimtaria ndërgjegjësuese për fëmijët jetimë në prani të përfaqësuesve të qeverisë e të Kuvendit, ambasadorëve të huaj, aktivistëve të shoqërisë civile dhe të organizatave rinore, artistëve të shquar dhe personaliteteve të spikatur nga fushat të ndryshme të jetës, miqve të ardhur nga trevat shqiptare dhe fëmijëve të shumtë.

Ai tha se integrimi në shoqëri dhe moslënia mënjanë e jetimëve, duhet të jetë në krye të prioriteteve të shtetit.

?Populli ynë ka potenciale të mëdha dhe vlerat humane i shpalosëm në momente kritike. Po përjetojmë ditët e fëmijëve jetimë, po ndajmë ndjenja e emocione të forta, fëmijët jetimë janë shtresa më e ndjeshme e shoqërisë tonë.

Varfëria është plagë e madhe sociale në vendin tonë. Shteti duhet të bëjë përpjekje më të mëdha për shtresat më të vafra. Ato duhet të jenë në krye të prioriteteve të shtetit. Varfëria sjell divorce në familje dhe krim. Shkatërrimi i familjes sjell jetimë, e këto krijea të pafajshme janë më të nxiturit drejt veprimeve kriminale. Fuqizimi i familjes shqiptare, rritja e mbështetjes për nënat, dhe ulja e dhunës në shtëpi, kërkojnë masa parandaluese e ligjor.

Presidenti Meta vlerësoi me Dekoratën ?Nënë Tereza?: Rauf Ficon (pas vdekjes) për veprimtarinë, atdhetare dhe intelektuale, me kontribut të çmuar për vendin, si dhe për meritën e veçantë si ideues dhe themelues i ?Strehës së Parë Vorfnore? në Shqipëri?; Sheh Abdyrrahman Harasanin (pas vdekjes) për kontributin e çmuar si bamirës, mbrojtës dhe strehues i njerëzve në nevojë, veçanërisht për fëmijët jetimë, duke hapur ?Strehën e Parë Vorfnore? në Shqipëri?; Fondacionin ?Shpresë për Botën? për kontributin e çmuar humanitar në dobi të fëmijëve jetimë që prej vitit 1991, duke u ofruar atyre përkrahje dhe mbështetje ekonomike, përmes shërbimeve të shumëllojshme në rritjen dhe edukimin në qendrat komunitare të fëmijëve jetimë në të gjithë Shqipërinë?; zotin Ilir Çumani si veprimtar i njohur i shoqërisë civile, misionar i vlerave njerëzore dhe promovues i të drejtave të njeriut. Për kontributin e çmuar në mbrojtje dhe në ndihmë të fëmijëve e të rinjve jetimë, për rolin e shquar në mjaft nisma të rëndësishme kombëtare, duke u siguruar mundësi në drejtim të mirërritjes, shkollimit, punësimit dhe strehimit të tyre, për t?i bërë ata qytetarë të aftë e të denjë të shoqërisë?.

Gjithashtu Presidenti i Republikës çmoi me Titullin ?Mjeshtër i Madh? zotin Kolec Traboini për merita të shquara si personalitet i artit, publicistikës dhe kulturës shqiptare, duke u bërë shembull frymëzimi, në veçanti, për gjeneratat e fëmijëve jetimë, të cilëve ai u përket?./ CityNews

Lajmet e fundit nga