LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

70 e 80 vjeçe: Si duken sot aktoret që trullosnin baballarët tanë

22 Nëntor 2017, 12:16, Aktualitet CNA

Gjysmë shekulli pas pikut të famës së tyre, këto ikona bukurie vazhdojnë të jenë pjesë e kinemasë apo eventeve publike.

Ndërsa shumë prej ikonave të kohës së artë të kinemasë nuk janë më, këto aktore që dikur simbolizonin bukurinë që takon talentin ruajnë- aq sa mundet kur kalon të 70-at- tiparet e tyre karakteristike që i bënë të famshme.

Claudia Cardinale ka akoma të njëjtën buzëqeshje edhe në moshën 79-vjeçare. Kjo ishte dhe është arma e saj më e fortë nëpër intervista apo konferenca për shtyp: sa herë i bëhej një pyetje jo fort e këndshme, Klaudia i jepte gazetarit buzëqeshjen e saj 36-dhëmbëshe dhe ai e dinte që s?kishte më.

Së fundmi, e pamë në maj si e ftuar speciale gjatë Festivalit të Kanës, ku ishte kumbarë e festivalit dhe imazhi kryesor.

Me filma si ?La Ragazza con la Valigia? (1961) apo ?Once Upon a Time in the West? (1968), ajo u kthye në një ikonë në vitet ?60.

Gina Lollobrigida këtë vit festoi 90-vjetorin.

Dhelpërushja e viteve ?50 la kinemanë për t?iu përkushtuar fotoreporterisë, si edhe marrëdhënies me një burrë 34 vjet më të ri se vetja, biznesmenin spanjoll Javier Rigau, 56 vjeç.

Pasi u ndanë dhe Gina e akuzoi se kishte dashur t?i merrte pasurinë, ajo e festoi 90-vjetorin single në Romë më 4 korrik, në një festë të madhe për ikonën e kinemasë italiane.

Gina madje foli edhe për rivalitetin e famshëm me Sophia Loren-in, duke thënë:

?Unë s?doja t?ia dija për rivalitete me askënd. Unë isha numri 1!?

Me filma si ?Pane, amore e fantasia? (1953) apo produksione ndërkombëtare si ?Kurrizoja i Notre Damme-it? (1956), Gina Lollobrigida u kthye në sinonimin e bukurisë së viteve ?50.

Nga ana tjetër, Sophia Loren është treguar tejmase e rezervuar lidhur me rivalitetin me Gina Lollobrigida-n.

Ajo i mban 83 vitet tërë hijeshi, çka ka ngjallur shumë kurreshtje për të ditur: cili është sekreti?!

Përgjigja e saj qe e shkurtër dhe e qartë:

?Jam e lumtur! Kam një jetë të mrekullueshme!?

Kjo do të thotë: 4 nipa të mrekullueshëm të cilëve u bën për të ngrënë dhe me të cilët luan fundjavave.

Megjithatë, më parë ka shpjeguar se të ushqyerit shëndetshëm dhe trajtime natyrale si vaji i ullirit nga fshatrat e Italisë janë eliksiret e rinisë së saj të përjetshme.

Muajin e shkuar, Sophia i la të gjithë gojëhapur kur u shfaq në çmimet BraVo në Moskë, po aq e hijshme sa gjithmonë. Si dreqin ia bën kjo grua?

Po kaq pa fjalë e la Jane Fonda gjithë botën kur u shfaq në çmimet Emmy në shtator me një look si të Ariana Grande-s, domethënë… gjykojeni vetë.

Jane Fonda është 79 vjeç e megjithatë, ikona e kinemasë amerikane ka një energji të pashtershme që e lejon të vazhdojë të luajë në filma, të shfaqet në evente dhe të duket kështu.

Në kohen e rinisë, përveçse aktore, Jane Fonda njihej edhe si guru fitness-i, duke publikuar disa video me këshilla dhe demostrime stërvitjeje. A nuk është kjo prova më e mirë se aktiviteti fizik është e vetmja mënyrë për të qenë bishë gjatë gjithë jetës?

Dikur u bë e njohur me filma si ?Barefoot in the Park? (1967) apo ?Barbarella? (1968), por vazhdoi të jetë aktive gjatë gjithë jetës.

Ndër filmat e saj modernë është më i njohur ?Monster in law? me Jennifer Lopez-in.

Brigitte Bardot është më e rezervuara ndër të gjitha. Jeton e izoluar në vilën e famshme La Madrague në St. Tropez, që e bleu në kulmin e famës për të patur një vend ku të fshihej, ç?e do që që atëherë shpërtheu turizmi në këtë vend.

Sidoqoftë, ajo e kalon jetën e rrethuar nga disa specie kafshësh, për të cilat kujdeset vetë: ua ka dedikuar jetën. Ajo i është përkushtuar tërësisht fondacionit të saj për mbrojtjen e kafshëve, madje javën e shkuar foli për herë të parë publikisht pas shumë kohësh, duke i dërguar Donald Trump-it një letër ku i kërkonte të kthente ndalimin e sjelljes së kafshëve të vrara nga Zimbabwe në SHBA, si trofe nga gjuetarët.

Por prej vitesh, Brigitte Bardot, tani 83 vjeç, nuk shfaqet në publik. Dalja e fundit kur u fotografua në publik ishte në vitin 2008.

Me filmat si ?And God Created Woman? (1956); ?Viva Maria? (1965) apo ?Shalako? (James Bond, 1968) ajo u kthye në seks simbolin e viteve ?60, e njohur edhe në Shqipëri me filma më pak ?eksplicitë? për kohën, siç ishte ?Babeta shkon në luftë? (Pyesni babin, nëse s?e njihni).

Sot, ajo falenderon fatin që është gjallë, sepse ka tentuar të vrasë veten 3 herë. S?është e thjeshtë të të urrejnë sepse s?ke dëshirë të mbash vetëm një burrë./Burimi: Revista Anabel

Lajmet e fundit nga