Connect with us

Blogu

“Sekreti” i Aurela Hoxhes per te pasmet e saj bombastike

Publikuar

-

Aurela Hoxha është një ndër modelet më të komentuara për format e saja bombastike. Në çdo foto që poston apo dalje që ajo bën në publik i lë të gjithë me gojë hapur për siluetën që ajo ofron për fansat. Të shumtë janë ata që e komplimentojnë sikur se ka edhe nga ata që janë skeptik dhe ja dedikojnë këtë pamje ndërhyrje kirurgjikale.

Mbrëmjen e djeshme në garën e “Dance with me” ku ajo kercen përkrahë Mehdi Malkajt, Aurela iu ka dhënë fund zërave rreth ndërhyrje estetike në trupin e saj.  Pasi Alketa i kërkoi të zbulonte sekretin, modelja nuk nguroi të tregonte të vërtetën e saj.

“Squats,vetëm squats vetëm me palestër mund t’i arrish format qe dëshiron…”-tha Aurela duke i mohuar te gjitha zërat per operacione plastike.

“Squats” janë ushtrime qe përkojnë me përthyerjen e gjunjëve pa lëvizur trupin. Ky ushtrim ndihmon ne tonifikimin e vitheve dhe te kofshëve.

Per te gjithë ata qe duan nje trup dhe te pasme si te Aureles kjo eshte këshilla me e mire./CityNews

 

[contact-form][contact-field label=”Name” type=”name” required=”true” /][contact-field label=”Email” type=”email” required=”true” /][contact-field label=”Website” type=”url” /][contact-field label=”Message” type=”textarea” /][/contact-form]

[contact-form][contact-field label=”Name” type=”name” required=”true” /][contact-field label=”Email” type=”email” required=”true” /][contact-field label=”Website” type=”url” /][contact-field label=”Message” type=”textarea” /][/contact-form]

Blogu

Mbajti të birin në kafaz për më shumë se 20 vite/ Arrestohet babai

Publikuar

-

By

Në Japoni policia ka arrestuar babain për të cilin pretendohet se e mbante të birin e tij në një kafaz prej druri për më shumë se 20 vite, me arsyetimin se ishte me aftësi të kufizuara mendore.

Sipas lajmit të agjencisë Kyodo, një burrë 73 vjeçar i quajtur Yoshitane Yamasaki është arrestuar me dyshimin se për më shumë se 20 vite e ka burgosur të birin e tij në një kafaz prej druri në lartësi prej 1 metër dhe gjerësi prej 2 metrash, transmeton Anadolu Agency.

Një punonjës lokal i cili ishte përkujdesur për gjendjen shëndetësore të bashkëshortes së Yamasaki-t para se të vdiste, në muajin janar njoftoi autoritetet në lidhje me rastin. Pas kësaj policia ka filluar hetimet për rastin dhe ka ndaluar Yamasaki-n.

Ai zyrtarëve u ka thënë se të birit, të cilin e mbante të mbyllur që nga mosha 16 vjeçare e deri më tani, i jepte çdo ditë ushqim dhe se lejonte të lahej çdo të dytën ditë.

Ndërkaq, bëhet e ditur se djali i Yamasaki-t, i cili tani është 42 vjeçar, përveç kurrizit të lakuar është në gjendje të mirë shëndetësore dhe se ai është dërguar në institucionet e mirëqenies sociale.

LEXO TE PLOTE

Aktualitet

Ky është vendi që preferojnë gylenistët për t’u mbrojtur nga përndjekja e Erdoganit

Publikuar

-

By

Lëvizja e klerikut turk Fethullah Gylen, e cila njihet me emrin “Hizmet”, ka filluar të ndërmarrë masa pas arrestimit të gjashtë pjesëtarëve të lëvizjes në Kosovë, javën e kaluar.

Siç raporton mediumi turk “Hurriyet”, në një deklaratë të dhënë dje nga Fethullah Gylen, ai ka treguar se drejtues të lëvizjes gyleniste kanë filluar të zhvendosen nga vendet evropiane në Kanada, pasi kanë konsideruar se ky vend është më i besueshëm.

Një pretendim tjetër i pjesëtarëve të lëvizjes së Gylenit, sipas Hurryiet, është se shumë nga azilkërkuesit në vendet e BE-së, veçanërisht në Gjermani dhe në Mbretërinë e Bashkuar, po përballen me rrezikun potencial të ekstradimit të tyre.

 Agjencia e Intelegjencës së Turqisë ka kapur gjashtë gylenistë përmes një operacioni që ka realizuar në bashkëpunim aktiv me inteligjencën e Kosovës, të enjtën e javës së kaluar.

Personat Cihan Özkan, Kahraman Demirez, Hasan Hüseyin Günakan, Mustafa Erdem, Osman Karakaya dhe Yusuf Karabina janë sjellë në Turqi me një avion të posaçëm nga ana e MIT.

Pas këtij rasti, kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, kishte kërkuar lirimin e menjëhershëm nga përgjegjësia e Drejtorit të Agjencisë së Kosovës për Inteligjencë, Driton Gashi dhe të ministrit të Punëve të Brendshme, Flamur Sefaj. /Insajderi.com/

LEXO TE PLOTE

Blogu

Plaçkitja “legale” e nxënësve të Gjimnazit “Haxhi Zeka” në Istog dhe Clown-i i Shkollës!

Publikuar

-

By

Në pamundësi që t’i mbajnë nxënësit e tyre nën kontroll duke iu bërë më të dashur mësimin sesa dhunën, Drejtorati për Arsim dhe Drejtoria e kësaj Shkolle, angazhon sigurim për objektin shkollorë dhe pagesën e bënë me anë të vjeljes së taksave nga nxënësit, nga 5 euro në vit për secilin nxënës!

Nëse do të ndaleshin vjedhja e buxhetit të Komunës dhe drekat e darkat të barkmëdhenjve të pushtetit komunal, nuk do të ishte e nevojshme vjelja e kësaj takse nga nxënësit, por do të paguhej nga arka komunale sigurimi i Shkollës.
Ja që po e zëmë si të arsyeshme këtë gjë, por athua, cilat janë rezultatet e angazhimit të kësaj Kompanie të sigurimit? A po ka efekt prania e një rojtari në Oborrin e shkollës, apo jo? A janë ndalë problemet ndërmjet nxënësve? Rezultati është barabartë me zero!

Me datën 26 janar 2018 në media u raportua se në Gjimnazin “Haxhi Zeka”, është fotografuar një i ri duke thithur marihuanë! Fotografia që tregonte për të riun istogas duke bërë këtë gjë u bë virale në mediat e shkruara dhe në TV, por ajo punë u hesht dhe askush nuk u sanksionua apo nuk u dënua për këtë gjë! Qytetarët e Istogut kanë kohë që ankohen, se pse askush nuk ndërmerr diçka në lidhje me ndalimin e marihuanës në Objektet e shkollave të mesme në Istog. Për më keq, kjo gjë bëhet edhe më shqetësuese kur vet nxënësit e pranojnë që shumica nga ta të paktën një herë e kanë provuar tymosjen e mariuhanës!
Pastaj, me datën 1 shkurt 2018 një 16 vjeçar dhe një 17 vjeçar, e kanë rrahur një nxënës tjetër 18 vjeçar në Oborrin e Gjimnazit “Haxhi Zeka”, duke i shkaktuar plagë në kokë! Viktima është trajtuar në Spitalin e Qytetit, ndërsa dy sulmuesit janë marrë nga Policia e Istogut.

Këto janë vetëm dy raste më të freskëta që kanë ndodhë, sepse probleme dhe zënka të tilla, janë të zakonshme në këtë Shkollë, si me sigurim të objektit ashtu edhe pa te, kanë ndodhur rrahje dhe probleme mes nxënësve, ku disa edhe kanë përfunduar me plagë të rënda në Spital.
E gjithë kjo vjen si rezultat i paaftësisë për menaxhim të Drejtorit të Gjimnazit “Haxhi Zeka” Ibrahim Bytyçi, i cili për interesa të tij personale, nuk i intereson as suksesi dhe as shëndeti i nxënësve të Shkollës të cilën ai e drejton dhe është shndërruar në një Clown për nxënësit e kësaj Shkolle, ku asnjë nxënës nuk flet fjalë të mira për te. Në vend që t’u mundësoj nxënësve aktivitete të lira dhe dobiprurëse për nxënësit, ai lejon që pos tjerash në Shkollë të ketë edhe diler droge dhe përdorim të saj! Taksa të cilën e vjel ky Drejtor nga nxënësit, është dëshmia më konkrete se nxënësit plaçkiten nga Drejtorati për Arsim dhe vet Drejtori i Gjimnazit “Haxhi Zeka”, kjo lejohet nga Komuna dhe pushteti lokal, sepse është vegël e pushtetit dhe i duhet ta ketë si shtyllë mbështetëse.

Si përfundim, duke parë se rezultatet janë të pakta, të mos themi që nuk ka efekt fare prania e sigurimit në Oborrin e Gjimnazit Haxhi Zeka, atëherë, pse duhet obliguar nxënësit që ti paguajnë nga 5€ në vit për ta paguar dikë që askujt nuk i hyn në punë!? Kjo si duket i konvenon dikujt, se dikush po përfiton nga xhepi i nxënësve të kësaj Shkolle, se dy palë si duket kanë lidhë ujdi për përfitime personale!
Se kjo është plaçkitje e hapur, tashmë edhe po faktohet nga mosefikasiteti i pranisë së sigurimit në Oborrin e këtij Gjimnazi, por a do të vazhdoj ky avaz pafytyrësie të hapur, nuk e dimë dhe mbetet të shihet.

Sali Kabashi – Historian

LEXO TE PLOTE
Reklama
Reklama
Reklama
Reklama
Reklama
Reklama

AKTUALITET

Sport20:11 - 22 April, 2018

Shkëndija matematikisht kampione/ Tetova në festë

Mision i realizuar me sukses. Shkëndija e Tetova është edhe matematikisht kampione e Maqedonisë. Pas titullit të parë në sezonin...

Sport20:04 - 22 April, 2018

Man.City e feston me goleadë titullin/ Tifozët pushtojnë fushën

Edhe pse e fitoi zyrtarisht titullin një javë më parë pas humbjes së rivalëve të Manchester United ndaj WBA, Manchester...

Aktualitet19:51 - 22 April, 2018

“Çmendet” Flamurtari/ Nga një gol çdo 6 minuta

Flamurtari po luan kundër Teutës së Durrësit në shtëpi, ku si duket pas golit të pësuar jo vetëm që ka...

Aktualitet19:39 - 22 April, 2018

Gjendet trupi i pajetë i ish-kameramanit të televizionit të njohur shqiptar

Një ngjarje e rëndë raportohet të ketë ndodhur në shpellën e “Haxhi Aliut” në Karaburun. Sipas burimeve nga policia, mësohet...

Sport19:24 - 22 April, 2018

Flamurtari pa Duron ndëshkohet që në minutë të 8′-të

Po luhet në stadiumin ‘Flamurtari’ ndeshja mes vlonjatëve dhe Teutës e vlefshme për javën e 30 të kampionatit shqiptar, me...

Aktualitet19:14 - 22 April, 2018

Skualifikohet padrejtësisht, Senad Gashi tenton vetëgjyqësinë në ring (Video)

Nuk ka shkuar aspak mirë ndeshja për boksierin nga Peja, Senad Gashi, në sfidën ndaj gjermanit Schwarz, që e humbi...

Sport19:02 - 22 April, 2018

Marquez sërish protagonist, pole dhe penalizim

Piloti spanjoll i Hondës, Marc Marquez fitoi pole positionin e tij të 6 radhazi në garën e Austinit, pasi e...

Aktualitet18:54 - 22 April, 2018

“Urime nga zemra kolegë”/ Vasili përgëzon mjekët: Ndodhi për herë të parë në Shqipëri

Kreu i grupit parlamentar të Lëvizjes Socialiste për Integrim, Petrit Vasili ka uruar mjekët shqiptarë për realizimin me sukses të...

Sport18:46 - 22 April, 2018

Gattuso: Mbrëmje e turpshme, ndjesë tifozëve

Në fazën e parë, Beneventos, atëherë e sapongjitur në Serie A, merrte pikën e parë ndaj kuqezinjve me një gol...

Aktualitet18:26 - 22 April, 2018

Zjarri në Tiranë/ Malltezi denoncon disa katastrofa të tjera mjedisore nga shteti

Drejtor i Departamentit të Mjedisit në Partinë Demokratike, Jamarbër Malltezi, ka dalë në një deklaratë për mediet, pas zjarrit që...

Aktualitet18:17 - 22 April, 2018

Luan Rama kryqëzon ministren e Kulturës dhe Kryeministrin për Himnin Kombëtar

Nënkryetari i Lëvizjes Socialiste për Integrim, Luan Rama, ka sulmuar ministren e Kulturës Mirala Kumbaro dhe kryeministrin Edi Rama, lidhur...

Aktualitet18:04 - 22 April, 2018

Djegia e fabrikës së riciklimit/ Specialistët ngrenë alarmin

Djegia e një fabrike riciklimi në Kashar mëngjesin e sotëm, ka shkaktuar një valë reagimesh nga specialistët e mjedisit. I...

Sport17:52 - 22 April, 2018

Kukësi dhe Laçi sërish në barazim

Pas barazimit në gjysmëfinalen e Kupës së Shqipërisë, Laçi dhe Kukësi sërish janë mjaftuar me nga një pikë edhe në...

Kronika17:43 - 22 April, 2018

E rëndë/ Gruaja gjen burrin të varur në banesë

Një ngjarje e rëndë është regjistruar në Dropull, ku një 60 vjeçar është gjetur i vetvarur në banesën e tij....

Sport17:43 - 22 April, 2018

Ish-basketbollisti i përkushtohet kanabisit

Qëllimi i ri i Lamar Odom për jetën, që kur doli nga koma, është që të synojë të përmirësojë edhe...

Aktualitet17:35 - 22 April, 2018

Shpërthen anëtarja e Këshillit Kombëtar: “Epoka” Basha?! O injorancë në piedestal!

Anëtarja e Këshillit Kombëtar të Partisë Demokratike, Endira Bushati, si një nga zërat kritikë ndaj Lulzim Bashës brenda PD, ka...

Bota17:30 - 22 April, 2018

Video/ Vritet gazetari në transmetim të drejtpërdrejtë

Një gazetar në Nikaragua u vra gjatë një transmetimi të drejtpërdrejtë të protestave antiqeveritare. Ángel Gahona po raportonte për dëmin...

Aktualitet17:25 - 22 April, 2018

FOTO/ Kapet peshku i rrezikshëm

Përmirësimi i kushteve të motit u ka dhënë mundësi anijeve të flotës së peshkimit në Durrës të dalin për peshk....

Sport17:16 - 22 April, 2018

Morata ‘tundon’ Marottën/ Sulmuesi drejt rikthimit te Juve

Alvaro Morata duket se nuk po gjen qetësi askund tjetër përveçse te Juventusi dhe po mendon seriozisht rikthimin te bardhezinjtë....

Kosova & Rajoni17:10 - 22 April, 2018

“Shpërthen” deputeti i LDK-së/ Del kundër zgjedhjeve partiake

Njëri prej deputetëve më të votuar të LDK-së, Arben Gashi, ka dalë kundër idesë që të ketë zgjedhje të reja...

Sport17:07 - 22 April, 2018

Emocion dhe lot, Julio Cesar i jep lamtumirën futbollit (Video)

Sfida mes Flamengos dhe Atletico Mineiros ishte edhe e fundit për portierin brazilian Julio Cesar, që përfundimisht vendosi të ‘varë...

Sociale17:04 - 22 April, 2018

Klosi: Java e Tokës, rezultate të dukshme falë kontributit të gjitha institucioneve

E diela është një ditë pushimi për të gjithë por jo për 500 punonjës të Ministrisë së Turizmit dhe Mjedisit....

Kuriozitete17:00 - 22 April, 2018

Droga e luksit dhe efektet e kokainës në vaginë

Kokaina, droga e luksit që prodhohet dhe shitet në mënyrë ilegale, është duke tërhequr gjithmonë e më shumë të rinjtë,...

Aktualitet16:55 - 22 April, 2018

Avokati shpërthen ndaj Bashës: Vuri në krye të PD-së Durrës, atë që e tallin të gjithë

Avokati Altin Goxhaj, njëherësh anëtar i Shoqërisë Civile, ka sulmuar kryetarin e Partisë Demokratike Lulzim Basha dhe të zgjedhurin e...

Sport16:40 - 22 April, 2018

Flamurtari, shansi i fundit për Europën/ Teuta do pikët e mbijetesës

Flamurtari-Teuta do të jetë një takim i veçantë, pasi do të vihen përballë një skuadër në krizë të thellë identiteti,...

Life Style16:40 - 22 April, 2018

Po vjen plazhi, ja si të keni kofshë të holla për 1 javë. Do befasoheni

Shumë gra dëshirojnë kofshë të holla. Ndoshta ndryshimet në dietën tuaj dhe trajnimet që keni bërë gjatë kësaj kohe nuk...

Aktualitet16:33 - 22 April, 2018

Berisha ironizon mbledhjen e qeverisë në Fier

Ish-kryeministri Sali Berisha, ka vijuar me sulmet ndaj qeverisë dhe kryeministrit Edi Rama. Me anë të një postimi në rrjetet...

Sport16:26 - 22 April, 2018

Sfida për titullin, Juve ‘treni i fundit’ për Napolin

Java e 34 e Serisë A do të vijojë sot me 6 takime, teksa do të kulmojë me supersfidën e...

Trending

LAJM I REKOMANDUAR:
Ikën Llalla/ Ja si do zgjidhet kryeprokurori i ri

OPDAT dhe EURALIUS japin rekomandime të qarta për mënyrën se si do të veprohet për zgjedhjen e kryeprokurorit të ri,...

Close