Connect with Us

Rama në përgjimet e EULEX

Aktualitet

Rama në përgjimet e EULEX

Publikuar

-

/

Ish-kryeministri Sali Berisha ka bërë akuza të forta paraditen e sotme, në drejtim të kryeministrit aktual Edi Rama.

Në një postim në rrjetet sociale, Berisha thotë se “nga Euleksi nuk eshte i regjistruar vetem Gjushi por dhe shume me rende, vete Rama. Ne regjistrimet e shumta te Euleksit, ne disa prej tyre me perveluese dhe katastrofale jane ato te Rames.”

Sipas ish-kryeministrit Berisha, ne disa nga keto regjistrime, vecanerisht ato te grupit te Xibrakes rezultojne te perfshire direkt dhe me lidhje shume imtime, Edi dhe Olsi Rama.

“Keto regjistrime u jane dhene, perveç instancave qe drejtojne sherbimin e jashtem ne Bruksel, edhe disa prej sherbimeve te vendeve kryesore.”- shkruan ish-kryeministri.

Postimi i plotë:

Ne dosjet e regjistrimit te Euleksit, Gjushi eshte gjurma ndersa ujku eshte Rama!

Dje gazetaret investigative njoftuan se, perveçse ne regjistrimet italiane per lidhjet me trafikantet, Gjushi, i vetmi sherholder me Ramen ne narko-kabinetin aktual, eshte i rregjistruar ne biseda kriminale me banda trafikantesh edhe nga Euleksi i Kosoves.

Gjithashtu Gjushi eshte denoncuar nga opozita dhjetra here per lidhjet e tij me bandat.
Por e verteta eshte se nga Euleksi nuk eshte i regjistruar vetem Gjushi por dhe shume me rende, vete Rama. Ne regjistrimet e shumta te Euleksit, ne disa prej tyre me perveluese dhe katastrofale jane ato te Rames.

LEXO EDHE:  Rama betim në luftën kundër korrupsionit/ "Shpërthen" deputetja demokrate

Ne disa nga keto regjistrime, vecanerisht ato te grupit te Xibrakes rezultojne te perfshire direkt dhe me lidhje shume imtime, Edi dhe Olsi Rama. Keto regjistrime u jane dhene, perveç instancave qe drejtojne sherbimin e jashtem ne Bruksel, edhe disa prej sherbimeve te vendeve kryesore. Mbi bazen e ketyre pergjimeve ekziston nje debat i brendshem per qendrimet qe duhet mbajtur ndaj Rames dhe vellait te tij Olsi.

Shtoj ketu se, perveç Euleksit, implikimin e Rameve ne grupin e Xibrakes e kane dhe agjensi te dy partnereve kryesore. Por vet Noriega, edhe nga sherbimet e vendit, ne regjistrim aksidental eshte kapur ne lidhje dhe vepra kriminale, si psh tek i thote nje bashkebiseduesi se kerkon 10 milione euro per tenderin. Apo nje tjetri tel i thote se telefoni i tij (bashkebiseduesit) eshte ne pergjim. Ai eshte i regjistruar aksidentalisht gjate fushates elektorle duke biseduar me Milin e partise per probleme me interes per te dy palet.

Rama vete ka dijeni te plote per keto regjistrime. Fati i tij pra eshte ne duar te te tjereve. Kazani po zien. Kazanxhiu paste fatin e vet! sb/ CityNews

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Politikë

Video-“Zgjedhim të ardhmen”/ Basha vijon të “shikojë ëndrra”

Publikuar

-

Nga

cna news, cna lajme, lajme cna, lajme flash cna, cna.al, cna lajme politike,

Edhe pse i braktisur dhe i shkarkuar nga demokratët, Lulzim Basha vijon të “shikojë ëndrra”.

Sërish sot në një postim në rrjetet sociale, Basha ka publikuar një mesazh, ku tenton të “shitet” si e ardhmja e demokratëve.



“Qëndrojmë në krah të njëri-tjetrit, plot besim dhe shpresë për Shqipërinë dhe të ardhmen e saj, që do ta ndërtojmë në aleancë me qytetarët, për t’i dhënë fund tiranisë së korrupsionit dhe modeleve të së shkuarës, që e kanë lënë këtë tokë të bekuar në vendnumëro.”-shkruan Basha./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Kronika

Gjendet makina e shkrumbuar në Durrës/ Zbardhen dyshimet e para

Publikuar

-

Nga

cna kronike

Në orët e para të mëngjesit të sotëm, në lagjen 17 në Durrës, është gjetur një makinë e shkrumbuar.

Sipas asaj që raportohet në media, dyshohet se shkak për djegien e saj të jetë bërë një shkëndijë në pjesën e motorit.



Pronari i makinës është një person pa precedentë të mëparshëm penalë. Policia ndodhet në vendngjarja dhe po heton për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes./ CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

“Më mirë të na kishin pushtuar Talebanët se rilindasit”/ Ish-ministri mesazh ambasadores Kim

Publikuar

-

Nga

cna news, cna lajme, lajme cna, lajme flash cna, cna.al, cna lajme politike,

Ish-ministri i Drejtësisë, Ylli Manjani ka reaguar në lidhje me situatën e krijuar pas shembjes së banesave tek “5 Maji”.

Në një postim në rrjetet sociale, Manjani shkruan se shqiptarët flenë në rrugë, ndërsa po të ishin afganë do ishin strehuar në hotele pa pagesë.

Më tej, ai i drejton edhe një mesazh ambasadores së SHBA në Tiranë, Yuri Kim, për gtë cilën thotë se nuk ka thënë asnjë fjalë për këtë situatë.

Po të ishin Afganë ata banorët te 5 Maji, do ishin strehuar në hotele plazhi pa pagesë. Meqë janë shqiptarë flenë më mirë në rrugë.

Afganët i presin me lule. Shqiptarët i shembin në dru!!!



LEXO EDHE:  Rama i dhuron Sali Shehut të FRD, Bashkinë Kamëz?

LEXO EDHE:  Video/ Pushteti mafioz rrezikon jetën e qytetarëve

“Alo jam Yuri Kim, ambasadorja mo këtu në Tiranë. Mirëseerdhët në Shqipëri..”- u foli Afganëve ajo.

Zonja Kim mikpret Afganë në Shqipëri, kurse për shqiptarët që e mikpresin nuk ka kohë të thotë një fjalë…

Ç’i do llafet! Me t’pasë lezet me qenë Afgan në Shqipëri..!

Me këtë variant më mirë të na kishin pushtuar Talebanët pa zgjedhje sesa të na sundojnë rilindasit… do i ishim dhimbsur dikujt të paktën…”-shkruan Manjani./CNA.al

LEXO TE PLOTE