LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Paralajmëron kryeministri/ Ndotja e mjedisit është krim dhe do ndëshkohet

21 Nëntor 2017, 11:31, Aktualitet CNA

Ndërsa ishte i pranishëm paraditen e sotme në aktivitetin ?Pastrojmë Shqipërinë që duam?, kryeministri Rama ka paralajmëruar se në rastet e ndotjes së mjedisit do të ndërhyjë edhe Policia e Shtetit.

Kreu i qeverisë ndër të tjera theksoi se ndotja e mjedisit është krim dhe do ndëshkohet.

Kryeministri Rama theksoi se ?shpërdorimi dhe abuzimi që i bëhet mjedisit është në dëm të drejtpërdrejtë të qytetarëve dhe me shumë kosto për tu rikuperuar. Për çdo akt papërgjegjësie që secili bën duke hedhur plehrat pa pyetur për dëmin që shkakton është në radhë të parë helm për fëmijët dhe kjo situatë duhet përmbysur.?

Gjithashtu Rama bëri të ditur se aksioni I cili fillon me datë 24 nëntor, do të kthehet në operacion 6-mujor dhe do të përfundojë me 24 maj 2018.

Gjithashtu Rama tha se nuk mundet që Policia e Shtetit të rrijë larg këtij veprimi kriminal dhe ne nuk mund të jemi vetëm në pozita reaguese ndaj shkatërrimit të mjedisit.

?Përfshirja e drejtpërdrejtë e Policisë së Shtetit do të bëjë të mundur ndryshimin e kësaj situate, ashtu siç bëmë me ndërtimet pa leje?- u shpreh kryeministri./ CityNews

Lajmet e fundit nga