LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Paralajmërimi i deputetit të PD-së: Së shpejti dosje e re për Ramën

21 Nëntor 2017, 20:32, Aktualitet CNA

Në një postim në rrjetet sociale, kreu i grupit parlamentar të Partisë Demokratike, Edi Paloka ka reaguar pas deklaratës së kryetarit të PD-së Lulzim Basha, sipas së cilit Vangjush Dako është në bashkpunim me bandat e Durrësit.

Paloka ka pohuar se shumë shpejt do një tjetër dosje do të hapet për Edi Ramën, krahas dosjes së Tahirit, dosja e Vangjush Dakos.

?Shume shpejte do te hapet dhe nje dosje tjeter per Edvin Ramen, ajo e Gjushit.

Kryetari i PD e akuzoi per bashkepunim me bandat ne Durres. Ne fakt Gjushi, ashtu si shefi i tij, eshte i keqperdorur , madje shpesh dhe i keqtrajtuar nga bandat. Po per te kjo nuk ka rendesi, rendesi ka qe kur vijne zgjedhjet, bandat ti cojne votat Gjushit dhe Rames. Kaq ju duhet, pastaj keta qe rrine si te menderosur perpara krimineleve ordinere, fryhen si gjela ndaj opozites. Do ti shohim shpejte kur tju kene rene te gjitha puplat se cfare soj trimash jane…? /CityNews

 

 

 

Lajmet e fundit nga