LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Nesër mund të arrestohet Albin Kurti

21 Nëntor 2017, 14:41, Aktualitet CNA

Nuk shkoi në muajin tetor në gjykatë, e për këtë u lëshua urdhëresa për sjellje të detyrueshme të tij para trupit gjykues. Kështu, Albin Kurti po që se nuk lajmërohet nesër në gjykatë ku do të vazhdojë seanca, mund të arrestohet dhe të sillet me detyrim aty.

Kjo pasi ndaj tij dhe tre deputetëve të tjerë të VV?së, rëndojnë akuzat për përdorim të armës ose mjetit të rrezikshëm dhe pengim të personit zyrtar, e që lidhen me hudhjen e gazit në Kuvendin e Kosovës, shkruajnë mediat në Kosovë.

E mundësia për t?u arrestuar Kurti, vjen pasi ai ka refuzuar kategorikisht të dalë para gjykatës për këtë rast. Ani pse disa nga deputetët e tjerë të akuzuar dolën, ai nuk pranoi asnjëherë. Madje ndaj tij janë lëshuar dy herë urdhëresa për sjellje të detyrushme, por të cilat nuk zbatoheshin për shkak të zgjedhjeve.

Për këtë rast Metro i është drejtuar VV?së që nga muaji tetor, dhe ani pse zëdhënësi Shkodran Hoti kishte thënë se do të përgjigjeshin se a do të shkojë Kurti në gjykatë, kjo përgjigje nuk erdhi kurrë.

Në pranga për t?u sjell me detyrim në gjykatë mund të përfundojë edhe deputetja tjetër e kësaj partie, Donika Kadaj-Bujupi. Edhe ajo refuzoi të shkonte në gjykatë për çka edhe ndaj saj ka urdhër për sjellje të detyrueshme.

Ndryshe, përveç Kurtit e Kadaj-Bujupit, të akuzuar në këtë rast janë edhe Albulena Haxhiu dhe Faton Topalli. Aktakuza ndaj këtyre deputetëve për hedhje të lotsjellësit, u ngrit më 16 dhjetor të vitit 2015.

Lajmet e fundit nga