LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Ndryshimet statutore/ Harxhi: PD po devijon nga ideologjia mbi të cilën është ngritur

21 Nëntor 2017, 16:01, Aktualitet CNA

Ish-zv.ministrja e Jashtme, tashmë anëtare e Këshillit Kombëtar të Partisë Demokratike, e ftuar në studion e televizionit Ora News, foli në lidhje me propozimet e bëra për ndryshimet statutore ndaj kryetarit të PD-së, Lulzim Basha.

Harxhi si një nga kritiket e kryetarit Basha, u shpreh se Partia Demokratike po devijon nga ideologjia mbi të cilën është krijuar, e kësisoj duhen ndërhyrja të menjëhershme.

Ajo tha se Këshilli Kombëtar i PD, është lënë pas dore në shumë vendime të kryetarit, ndryshe nga sa thuhet në Statutin e partisë, e kësisoj propozimi i bërë parashikon që “Çdo vendim politik apo strategji politike apo situatë politike e re, duhet të dalë nga Këshilli Kombëtar”.

Më tej ajo tha se duhen bërë ndryshime statutore dhe të mos ketë më të emëruar, por persona të zgjedhur. Sipas Harxhit “do reduktohet numri i anëtarësisë kombëtare të PD dhe se “FRPD duhet të ketë zërin e saj në këshillin Kombëtar, ashtu edhe Lidhja Demokratike e Gruas.”

Ajo e akuzoi Bashën për moszbatimin e meritokracisë në zgjedhjet e fundit, ndërsa shtoi se pavarësisht se duhet të ketë qarkullim elitash, sërish kjo duhet të ndodhë në bazë të meritokracisë, pra kontributit të dhënë në PD. /CityNews

Lajmet e fundit nga