LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

LDK-ja kërkon rinumërim të votave në Prishtinë

21 Nëntor 2017, 08:53, Aktualitet CNA

Një gabim teknik i bërë gjatë futjes së të dhënave të rezultateve preliminare në garën për Prishtinën, pasi është përmbyllur numërimi në vendvotim, ka bërë që të reagojnë zyrtarë të LDK-së, duke kërkuar rinumërim të votave për kryeqytetin.

Sipas sqarimit të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, në vendvotimin 1921X/01R dhe në vendvotimin 1921X/02R në Prishtinë, gjatë futjes së të dhënave të rezultateve preliminare janë shënuar gabim të dhënat, të cilat më pas janë transmetuar në faqen zyrtare të KQZ-së, tek linku i rezultateve preliminare, shkruan sot ?Koha Ditore?.

Por, shefi i deputetëve të LDK-së, Avdullah Hoti, ka thënë se gabime në raportim të votave raportohen edhe në disa vendvotime.

?Në të gjitha rastet gabimet janë në disfavor të LDK-së dhe Arban Abrashit. Duke qenë se gabimet janë të njëanshme, është e kuptueshme se duhet trajtuar me një qasje përtej gabimeve teknike dhe njerëzore. Prandaj, rinumërimi është i domosdoshëm për të qartësuar situatën. E vërteta e plotë është në kuti të votimit?, ka thënë Hoti./ CityNews

Lajmet e fundit nga