LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Kryeprokurori i ri dhe çështja Zguri/ Rama mbledh deputetët e komisionit të “Ligjeve”

21 Nëntor 2017, 08:19, Aktualitet CNA

Kryeministri Edi Rama po zhvillon një mëngjes pune me deputetët e PS, që janë pjesë e komisionit të Ligjeve në Kuvend. Takimi ka nisur rreth orës 08:30, ndërsa tema e diskutimit referuar aktualitetit politik mendohet se është shkarkimi i kreut të KQZ dhe zgjedhja e prokurorit të ri të Përgjithshëm.

Këto dy çështje janë më të mprehtat e momentit. Në 30 nëntor PS pritet që të shkarkojë kryetarin e ri të KQZ, ndërsa në seancë do të diskutohet edhe zgjedhja e Kryeprokurorit të ri.Në 4 Dhjetor, Llallës i mbaron mandati në krye të institucionit të Akuzës, por ende nuk kanë nisur procedurat për Kryeprokurorin e ri, pasi ka një vakum institucional.

Bazuar te Reforma në Drejtësi, Këshilli i Lartë i Prokurorisë ka të drejtën e hapjes së procedurës dhe dërgimit në Kuvend të një liste me kandidatët për Prokuror të Përgjithshëm. Por vonesa e ngritjes së Këshillit të Lartë të Prokurorisë mund të sjellë përplasje mes palëve politike. Dy janë rrugët që do të ndiqen; ose do të zgjatet mandati i Llallës ose parlamenti do të ndërhyjë përmes një mekanizimi ekstra ligjor për të komanduar një Kryeprokuror deri në krijimin e institucioneve të reja të KLGJ dhe KLP.

Deputetët e PS te Ligjet

Kryetar Ulsi Manja
Klotilda Bushka
Vasilika Hysi
Bashkim Fino
Bledar Çuçi
Edmond Leka
Alket Hyseni
Saimir Tahiri

Jurgis Çyrbja

Lajmet e fundit nga