LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Ja se si reagon një burrë ndaj teknologjisë moderne pasi kishte kaluar 44 vite në burg

20 Nëntor 2017, 23:30, Aktualitet CNA

Otis Johnson u lirua kohët e fundit nga burgu pasi ishte dënuar me 44 vite heqje lirie. Ai ishte 25 vjeç kur filloi dënimi dhe 69 kur u lirua.

Sapo u lirua, ai e kuptoi shpejt se bota ishte një vend shumë i ndryshëm ? futuriste në krahasim me botën që ai la prapa në fund të viteve 1960.

Në një intervistë dhe video për Al Jazeera, Xhonson kohët e fundit ka vizituar Times Square në Nju Jork, ku ishte i befasuar dhe i hutuar nga teknologjia moderne që e rrethonte: Njerëzit “me tela në veshët e tyre” duke dëgjuar muzikë që dukeshin si agjentë të CIA-s, këmbësorë “duke folur me vete” në iPhones e tyre, dhe tabelat e reklamave neoni që ndriçojnë dritaret e dyqaneve.

Xhonson ofron një perspektivë interesante në botën tonë sot dhe teknologjinë bashkëkohore, të cilën shumë njerëz e marrin si të mirëqenë.

Ju mund të shihni të gjithë videon më poshtë:/CityNews

Lajmet e fundit nga