LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Gjykata “rrëzon” Ervin Salianjin/ CityNews e akuzoi si mashtrues

21 Nëntor 2017, 14:03, Aktualitet CNA

Gjykata e rrethit në Tiranë ka ?rrëzuar? sot në mesditë padinë e deputetit të Bashës, Ervin Salianji ndaj agjencisë së lajmeve CityNews.al.

Disa muaj më parë Ervin Salianji paditi në Gjykatë CityNews.al duke pretenduar se shkrimet e publikuara në adresë të tij ishin shpifje, të cilat i kishin dëmtuar imazhin.

CityNews e përfaqësuar nga avokati Klaidi Tefik ka ndjekur proçesin gjyqësor dhe së bashku me administratorin e CityNews.al, Elvi Fundo janë paraqitur në gjykatë për tu njohur me vendimin e saj.

CityNews.al në dhjetëra shkrime ka publikuar materiale politike dhe jo vetëm duke pretenduar se deputeti i Bashës, Ervin Salianji është një personazh politik i sponsorizuar nga lidhje të forta me të majtën dhe është akuzuar shpesh si një mashtrues politik publik.

Gjykata e Tiranës sot shpalli vendimin duke e rrëzuar kërkesën e Salianjit, i cili pretendonte se ishte dëmtuar ndaj kërkonte 2 milion lekë të reja dhe publikimin e vendimit të gjykatës në agjencinë e lajmeve CityNews.al.

Gjykata sot ka rrëzuar padinë dhe pritet zbardhja e vendimit në ditët në vijim, ndërkohë CityNews.al ka deklaruar gjatë proçesit gjyqësor se do të publikojë vendimin e plotë pasi të zbardhet ai, qoftë ose jo në favorin tonë.

Sot gjykata ka ?rrëzuar? deputetin mashtrues politik publik të Lulzim Bashës.

Në fakt sot nuk ka humbur klienti dhe një nga ?kllounët? e Lulit, por sot me vendimin e Gjykatës së rrethit Tiranë, media ka fituar një betejë për fjalën e lirë me klasën e korruptuar politike në vend./ CityNews

Lajmet e fundit nga