LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Statusi i minatorit/ Kuvendi të fusë projektligjin në rend dite  

20 Nëntor 2017, 13:11, Aktualitet CNA

Në një deklaratë për mediat, mesditën e sotme, deputeti I LSI, Përparim Sphiu mes të tjerash i ka bërë thirrje Kuvendit që të fusë në rend dite propozimin e LSI për statusin e minatorit.

Gjithashtu Spahiu tha se gjatë mbledhjes së grupit të LSI është kërkuar edhe heqja e TVSH për produktet e shportës.

Deputeti I LSI tha se, ?LSI kërkoi që të hiqej TVSH për produktet e shportës gjatë mbledhjes së grupit. Në mbledhje grupi ne diskutimin edhe për propozimin për pr.ligjin për statusin e minatorit për të cilën pritej një përgjigje zyrtare nga qeveria dhe nuk e kemi. I bëjmë thirrje Kuvendit të fusë në rend dite këtë projektligjin. Qeveria i do këta njerëz të varfër?./ CityNews

Lajmet e fundit nga