Connect with Us

Rama pasi i shau ndërkombëtarët, tani u kërkon ndihmë

Aktualitet

Rama pasi i shau ndërkombëtarët, tani u kërkon ndihmë

Publikuar

-

Kryetari i grupit parlamentar të Lëvizjes Socialiste për Integrim, Petrit Vasili, ka vijuar me sulmet e tij ndaj kryeministrit Edi Rama.

Me anë të një postimi në rrjetet sociale, Vasili ka ironizuar kërkesën e Kryeministrit të vendit Edi Rama, ndaj partnerëve europianë, për luftën ndaj kanabizimit të vendit dhe krimit të organizuar. Sipas tij, Rama ndonëse nuk la gjë pa thënë ndaj atyre që e akuzuan si brenda ashtu edhe jashtë vendit, për kanabisin në Shqipëri, sot ai po kërkon ndihmë prej tyre, edhe pse pretendonte se kanabisi ishte eliminuar në masën 99%.

Postimi i plotë:

“Kryeministri, qe genjeu banalisht se fitoi mbi kanabisin, tani po u kerkoka ndihme me leter europianeve.
Kryeministri i Shqiperise eshte shnderruar ne shembullin me te shemtuar te mashtruesit publik.
Nuk la vulgaritet e banalitet pa nxjerre nga goja kunder cdo partie,individi,media te te gjitha llojeve shqiptare e nderkombetare,qe flisnin per drogen dhe efektin shkaterrimtar te saj per Shqiperine dhe shqiptaret.
Nuk la genjeshter,manipulim faktesh,ngjarjesh e raportesh per te mohuar,mbuluar dhe perdorur per pushtetin e tij dhe per te blere vota,kete tragjedi politike e sociale.
Sot po ky kryeminister
u dergon leter shteteve europiane per ndihme per drogen, qe po ky qe medemek e kishte “eliminuar” 99%”.
Ja ç’thoshte ky kryeminister jo me larg se 2 jave me pare dhe kuptoni me mire cdo te thote genjeshtar qe as skuqet as zverdhet.
Ja ç’thoshte kryeministri:
“Ne e fituam betejën me kanabisin. Viti 2017 e nxorri vendin nga harta e zezë
Vetëm qorrat që nuk duan të shohin, shurdhët të dëgjojnë, apo kazanët që nuk duan të mësojnë”.” /CityNews

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Politikë

Andi Bushati nuk përmbahet/ “Deputetët e opozitës janë sharlatanë, letër higjenike e Ramës”

Publikuar

-

Nga

Andi Bushati nuk përmbahet/ “Deputetët e opozitës janë sharlatanë, letër higjenike e Ramës”

Analisti Andi Bushati, nuk është përmbajtur ndaj deputetëve të opozitës parlamentare, teksa ishte duke folur për marrëveshjen e 5 qershorit.

Bushati i cilësoi ata si sharlatanë dhe deklaroi se marrëveshja e 5 qershorit është rrëzuar.

“Për mua është rrëzuar marrëveshja e 5 qershorit, por unë nuk e shikoj me tone kaq dramatike rrëzimin e marrëveshjes nga Edi Rama dhe me futjen në lojë të atyre sharlatanëve të opozitës së re. Por nuk është ajo po shihet që këtu është bërë një gjëmë shumë e madhe”, u shpreh ai në emisionin “Open”.

LEXO EDHE:  Basha i drejtohet direkt Donald Lu/I kërkon një veprim përfundimtar

LEXO EDHE:  Edmond Budinës nuk i del inati me Ramën/ “Përdori gjuhë hipokrite, nuk e bëj tamponin e dytë”

Analisti i vijoi edhe më tej fyerjet, duke thënë se deputetët opozitarë janë “letra higjienike” e kryeministrit Edi Rama, pasi theksoi se ata kanë votuar të gjitha ligjet që i janë dashur kreut të qeverisë./ CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

Propozimi për marrëveshje/ Bushati zbulon prapaskenat: Rama i dërgoi njerëz Bashës, ja ku u takuan

Publikuar

-

Nga

Propozimi për marrëveshje/ Bushati zbulon prapaskenat: Rama i dërgoi njerëz Bashës, ja ku u takuan

Tre ditë më parë bëri bujë deklarata e kryetarit të Republikës së Re, i cili tha se Edi Rama i kishte ofruar një marrëveshje ku Basha të bëhej kryeministër dhe Rama President.

Duke marrë shkas nga kjo, analisti Andi Bushati tha se ka informacione të sigurta që Rama i ka dërguar disa persona Lulzim  Bashës. Sipas tij, ata janë takuar me kryetarin e opozitës te vila e tij.

LEXO EDHE:  Basha i drejtohet direkt Donald Lu/I kërkon një veprim përfundimtar

LEXO EDHE:  Basha i drejtohet direkt Donald Lu/I kërkon një veprim përfundimtar

“E kam informacion të sigurtë, Rama u ka dërguar njerëz Bashës dhe nuk janë takuar në lokal, por te vila e Bashës. Këtë as Basha nuk duhet ta thoshte se pastaj dalim aty ku thotë Carloja që Rama nuk do të prishë koalicionet. Mua nuk më duket Rama person që ndan pushtet, thjesht po tallet me këdo”, u shpreh Bushati në emisionin “Open”./ CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

“Marrëveshja Rama-Basha nuk do prishet”/ Spahiu: Ndërkombëtarët po luajnë me dy porta

Publikuar

-

Nga

“Marrëveshja Rama-Basha nuk do prishet”/ Spahiu: Ndërkombëtarët po luajnë me dy porta

Ish-kryetari i Aleancës Kuq e Zi, Kreshnik Spahiu, tha se kryeministri Edi Rama po teston ndërkombëtarët me marrëveshjen e 5 qershorit.

Spahiu deklaroi se marrëveshja nuk do të prishet, ndërsa pretendon se ndërkombëtarët po luajnë me dy porta.

“Rama po teston faktorin ndërkombëtar, mendoj që ai do avancojë dhe do i bëjë ndryshimet kushtetuese, po i thanë ata ndal do ndalë dhe ai. Mendoj që ndërkombëtarët po luajnë me dy porta. Unë nuk mendoj që po prishet marrëveshja.

LEXO EDHE:  Foto – Qytetarët mbushin rrugët/ Mbipopullojnë sheshet dhe parqet e Tiranës

LEXO EDHE:  “Bizeset që do kenë probleme nuk janë ato me jahte”/ Ish zv.ministrja e Ramës: Qeveria duhet të reagojë!

E papranueshme për mua është loja e dyfishtë e ndërkombëtarëve, sepse thonë nuk mbështesim pazaret pas kuintave pastaj thonë votoni marrëveshjen e 5 qershorit, dhe kjo nuk është e moralshme sepse është një marrëveshje që nuk ndryshon asgjë”, u shpreh ai në emisionin “Open”./ CNA.al

LEXO TE PLOTE