Connect with Us

Njerëzit po shkojnë në këtë resort vetëm për të postuar foto në Instagram

Aktualitet

Njerëzit po shkojnë në këtë resort vetëm për të postuar foto në Instagram

Publikuar

-

Duket se resorti Laucala në Fiji është bërë vendi i preferuar për të gjithë në Instagram. Një pishinë mjaft e bukur dhe me pamje mahnitëse është fotoja që të gjithë po hedhin në Instagram. Epo kush nuk do donte të shkonte aty, qoftë dhe për një foto?

Pra nëse doni foto mahnitëse, apo dëshironi ti lini njerëzit pa fjalë në Instagram apo në çdo rrjet social, duhet të shkoni në Fiji njëherë, pastaj të kaloni nga ky resort.

LEXO EDHE:  Ja cilat janë gënjeshtrat që të gjithë i tregojnë në Facebook dhe Instagram

Nëse keni 6.000 dollarë ju mund të kaloni vetëm një natë aty, por a ja vlen kaq shumë para për një natë?/CityNews

 

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Kronika

Përmbyset makina në aksin Ersekë-Korçë/ Plagosen dy persona

Publikuar

-

Nga

Përmbyset makina në aksin Ersekë-Korçë/ Plagosen dy persona

Një aksident automobilistik ka ndodhur ditën e sotme në rrugën Ersekë-Korçë.

Një mjet është përmbysur në këtë aks rrugor, për të shmangur përplasjen. Si pasojë e aksidentit kanë mbetur të plagosur lehtë dy persona.



Ndërkohë, policia dhe ambulanca ende s’kanë arritur në vendngjarje./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

Publikohet lista me emrat/ 103 deputetë përfituan nga 760 USD dieta në korrik për udhëtime brenda vendit

Publikuar

-

Nga

Rifillon Kuvendi/ Nesër sesioni i ri, i fundit parlamentar para zgjedhjeve të 2021

Nga Adriatik Doçi

Mbi 100 deputetë të Kuvendit të Shqipërisë kanë përfituar 350 USD deri në 760 USD dieta për udhëtime brenda vendit gjatë muajit korrik të vitit 2020. Shumica e ligjvënësve kanë marrë nga buxheti i Kuvendit nga 720 USD secili në muaj korrik, ndërsa deputeti Nimet Musaj ka përfituar rreth 760 USD. Ndërkaq, 8 ligjvënës, konkretisht Eljo Hysko, Selami Jenishehri, Amra Barova, Fatmir  Xhafaj, Lefter Koka, Vullnet Sinaj, Adnor Shameti dhe Vasilika Hysi, nuk kanë përfituar asnjë lekë dieta për udhëtime për muajin korrik.

Deputetët kanë shfrytëzuar maksimalisht nenin 14 të ligjit për statusin e deputetit, i cili parashikon që deputeti i cili banon në qytetin e Tiranës përfiton dieta gjatë kohës që merr pjesë në mbledhjet e Kuvendit, të komisioneve e mbledhjet e grupit parlamentar, ndërsa ata që banojnë në Tiranë përfitojnë dieta për ditët e shërbimit jashtë Tiranës.

Neni 14 parashikon përfitimin e dietave edhe për udhëtimet janë vendit, por meqenëse vizat jashtë Shqipërisë janë kufizuar për shkak të pandemisë covid-19, deputetët kanë bërë letrat për të përfitimin e parave vetëm për lëvizjet brenda vendit. Ndërkaq, gjatë muaj korrik 2020, ligjvënësit shqiptarë kanë marrë secili deri në 380 USD për shpenzime për karburant, 160 USD për telefon dhe 230 secili USD honorare për pjesëmarrje në mbledhje të komisioneve parlamente. Ndërkaq, deputeti Artur Roshi ka marrë gjatë muajt korrik 2020 një pagesë prej 3 mijë lekësh për fjetje në hotel.

20 deputetë vijojnë të marrin çdo muaj rreth 340 USD për rimbursim të qerasë së banesës në Tiranë, ndonëse disa prej tyre janë pronar të disa shtëpive dhe bizneseve. Ata janë Eugen Bojaxhiu, Selami Jenishehri, Senida Mesi, Ediola Braha, Nimet Musaj, Kostaq Papa, Luan Harusha, Enada Kapllani, Arlind Çacani, Edmond Leka, Xhevi Bushaj, Halil Jakimi, Edlira Bode, Fadil Nasufi, Fatmir Velaj, Fatjona Dhimitri, Nikolin Staka, Vasil Sterjovski, Ervis Meço dhe Artemis Dralo.

Krahas këtyre përfitimeve, deputetët marrin edhe pagën bazë 156,770 lekë në muaj ose rreth 1.5 mijë USD. Në 20 prill 2020, deputeti Erion Piciri, propozoi një projektligj për përgjysmimin e pagës dhe përfitimeve të tjera financiare të deputetëve. Nisma nuk është përfshirë as në agjendën e Kuvendit.

LEXO EDHE:  Modelja që tejkalon kufijtë e imagjinatës/ Fotot më përvëluese të Irina Sitkova

LEXO EDHE:  Modelja australiane Jem Wolfie “pushton” Instagramin me…

Deputetët që përfituan dieta për udhëtime brenda vendit për muajin korrik 2020:

Adelina Rista, 75,250

Anastas Angjeli, 37,625

Andrea Marto, 75,250

Antoneta Dhima, 75,250

Anduel Xhindi, 75,250

Bashkim Fino, 37,625

Besnik Baraj, 37,625

Blerina Gjylameti, 37,625

Bujar Çela, 75,250

Ervin Bushati, 37,625

Evis Kushi,75,250

Fidel Ylli, 37,625

Gramoz Ruçi, 54,895

Ilirjan Pendavinji, 75,250

Klodiana Spahiu, 75,250

Luan Duzha, 75,250

Musa Ulqini, 37,625

Paulin Sterkaj, 37,625

Robert Bitri, 75,250

Sadri Abazi, 37,625

Taulant Balla,  43,268

Tom Doshi, 37,625

Ulsi Manja, 39,506

Xhemal Qefalia, 37,625

Edmond Leka, 75,250

Xhevit Bushaj, 75,250

Alket Hyseni, 37,625

Almira Xhembulla, 75,250

Arben Pellumbi, 37,625

Arben Kamami, 75,250

Elena Xhina, 75,250

Edlira Bode, 75,250

Elona Hoxha, 37,625

Fadil Nasufi, 75,250

Fatmir Velaj, 75,250

Gjetan Gjetani, 75,250

Ilir Beqaj, 37,625

Ilir Ndraxhi, 75,250

Ismet Beqiraj,  37,625

Jurgis Ḉyrbja, 75,250

Klotilda Bushka, 37,625

Luan Harusha, 75,250

Myslim Murrizi, 45,026

Reme Lala, 37,625

Roland Xhelilaj, 75,250

Rrahman Rraja, 75,250

Rudina Hajdari, 39,506

Sadi Vorpsi, 37,625



Tatiana Piro Nurçe, 75,250

Vilma Bello, 75,250

Eglantina Gjermeni, 31,354

Milva Ikonomi, 39,506

Mimi Kodheli, 39,506

Emonela Felaj, 39,506

Dritan Bici, 75,250

Spartak Braho, 75,250

Senida Mesi, 75,250

Lindita Nikolla, 37,625

Mirela Kumbaro, 37,625

Niko Peleshi, 39,506

Damian Gjiknuri, 37,625

Ditmir Bushati, 37,625

Enver Roshi, 39,506

Aurora Mara, 75,250

Ylli Shehu, 37,625

Edmond Rrushi, 37,625

Alban Zeneli, 37,625

Lefter Maliqi, 75,250

Majlinda Halilaj, 37,625

Ediola Braha, 75,250

Edlira Hyseni, 75,250

Elda Hoti, 37,625

Ligoraq Karamelo, 75,250

Nimet Musaj, 79,012

Enada Kapllani, 75,250

Ralf Gjoni, 37,625

Adriatik Alimadhi, 37,625

Arben Elezi, 75,250

Arlind Çacani, 75,250

Korab Lita, 37,625

Halil Jakimi, 75,250

Nikolin Staka, 75,250

Zef Shtjefni, 37,625

Fatjona Dhimitri, 75,250

Eugen Bojaxhiu, 75,250

Andi Permeti, 37,625

Artur Roshi, 37,625

Koçi Tahiri, 37,625

Klajdi Qama, 37,625

Kujtim Gjuzi, 37,625

Ardiana Jaku, 75,250

Suzana Topi, 75,250

Besnik Troplini, 37,625

Kostaq Papa, 75,250

Krenar Rryçi, 37,625

Ardit Konomi, 75,250

Florenc Spaho, 75,250

Edmond Stojku, 39,506

Vasil Sterjovski, 75,250

Halit Valteri, 37,625

Ervis Meço, 75,250

Artemis Dralo, 75,250

Ramazan Gjuzi, 39,506

LEXO TE PLOTE

Politikë

Pas takimit me ambasadorët/ Opozita bën lëvizjen e radhës

Publikuar

-

Nga

Pas takimit me ambasadorët/ Opozita bën lëvizjen e radhës

Pas takimit me ambasadorët, opozita kërkon mbledhjen e Këshillit Politik.

Mësohet se më këtë mbledhje Opozita e Bashkuar do të prezantojë kërkesën për marrjen e ekspertizës së OSBE/ODIHR



“Të nderuar kolegë, Në vijim të mbledhjes së ditës së hënë, me qëllim gjetjen e konsensusit për kërkesën e Opozitës së Bashkuar, për marrjen e ekspertizës së OSBE/ODIHR, për çështjet që nuk biem dakord në Këshillin Politik, siç parashikohet edhe në Marrëveshjen e 14 Janarit, kërkojmë: Thirrjen e mbledhjes së Këshillit Politik nesër, e mërkurë, në orën 10:00. Në këtë mbledhje Opozita e Bashkuar do të prezantojë kërkesën për marrjen e ekspertizës së OSBE/ODIHR. Përsa më lart, mbetemi në pritje të konfirmimit tuaj për mbledhjen e ditës së nesërme. Oerd Bylykbashi, Petrit Vasili”, thuhet në njoftimin e opozitës.

LEXO EDHE:  Demi Lovato rikthehet në Instagram për herë të parë pas mbidozës dhe duket super

LEXO EDHE:  FOTO-Mbahuni fort/ Tayna siç nuk e keni parë kurrë më parë

Kjo kërkesë vjen pas takimit që u zhvillua në selinë e PD-së ditën e sotme. Mësohet se në takim kanë qenë të pranishëm ambasadori i BE Luigi Soreca, ambasadori britanik Duncan Norman, ndërsa në vend të ambasadores amerikane Yuri Kim ka shkuar zëvendësja Leyla Moses Ones./CNA.al

LEXO TE PLOTE